Banorët protestojnë për rrugën, u shkatërrua nga firmat e kromit

anazapta

Banorët e fshatit Pishkash në rrethin e Librazhdit kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin në vendin e quajtur “Lapidari i Pishkashit” në rrugën kombëtare që lidh Përrenjasin me Librazhdin. Bllokimin e qarkullimit në këtë aks të rrugës kombëtare, banorët e kanë bërë në shenjë proteste ndaj strukturave shtetërore për shkatërrimin e rrugës që lidh fshatin Skroskë me Pishkashin, nga firmat që shfrytëzojnë minierat e kromit në Skroskë.

Sipas banorëve, mjetet e tonazhit të rëndë të këtyre firmave private e kanë shkatërruar plotësisht këtë segment rrugor, i cili tashmë është thuajse i pakalueshëm nga mjetet e vogla.

Protestuesit kanë kërkuar që firmat që shfrytëzojnë pasuritë e nëntokës së fshatrave të tyre të mos abuzojnë me rrugën. Sipas tyre ata duhet ta mirëmbajnë atë pasi në të kundërt do të përballen me revoltën e banorëve, e cila do ketë si synim bllokimin e punës së tyre deri në rikonstruksionin e plotë të rrugës së shkatërruar prej firmave që shfrytëzojnë Minierat e Skroskës.

I pranishëm pranë banorëve të kësaj zone, deputeti i PS-së, Taulant Balla, tha se “rruga është jashtë cdo funksioni. Kemi vënë afat që deri ditën e martë të ketë filluar stabilizimi i plotë i të gjithë rrugës, në të kundërt bashkë me banorët nuk do lejojmë që të vazhdojë puna me kushtin që gjithë puna të jetë sipas standardeve. Fëmijët e këtyre banorëve prej disa ditësh nuk shkojnë dot në shkollë për shkak të rrugës së prishur. Këto janë dy çështje që ia adresoj këshillit të qarkut që është pronar i kësaj rruge dhe i bëj thirrje të vijë këtu ta shohë vetë situatën”, tha ai. / E.Sanja

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *