Hiqet flamuri i Konfederatës

Dita

Në Karolinën e Jugut, u hoq me ceremoni Flamuri i Konfederatës, që ishte valëvitur në ndërtesën e kapitolit të këtij shteti jugor amerikan për më tepër se 50 vjet.

Qindra vetë, amerikanë të të dyja racave,  ndoqën ceremonisë e uljes së flamurit, duke brohoritur “USA, USA” dhe duke valëvitur flamurin e Shteteve të Bashkuara.

Kjo ndodh tre javë pas vrasjeve me motiv racor të nëntë afrikano-amerikanëve, anëtarë të një kishe në Charleston, të Karolinës së Jugut, raporton VOA.

Ceremonia e heqjes së famurit të epokës së Luftës Civile, që shihet si një simbol i skllavërisë dhe supremacisë së bardhë dhe në anën tjetër, si simbol i trashëgimisë nga kundërshtarët, u bë pasi guvernatorja e shtetit Nikki Haley nënshkroi një ligj të mbështetur nga ligjvënësit demokratë dhe republikanë të shtetit, pas një debati të gjatë me tone emocionale.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *