Policia e Shkodrës ka asgjesuar 464 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa të mbjellë në tre parcela.
354 rrënjë u zbuluan të mbjellë në dy parcela në fshatin Barcollë, në komunën Shllak, ndërsa 110 rrënjët e tjera ta kanabisit u asgjesuan në fshatin Vilë, në komunën Temal, në vendin e quajtur “Tokat e Pukës”.
Bimët narkotike janë asgjesuar me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
