Horoskopi, 11 korrik 2015

anazapta

Dashi

Megjithëse është fillimi i javës, duket se stresi nuk iu ka lëshuar ende edhe pas fundjavës. Në fakt dita e sotme do të vazhdojë të jetë pak e ngarkuar dhe kjo do t’u bëjë pak pesimistë.

 

Demi

Atmosfera në përgjithësi nuk pëson ndryshime. Distancat planetare mund të bëhen të dukshme në pengesa të mëdha ose të vogla që nuk do t’ju lënë të qetë. Mundohuni të mos i dramatizoni gjërat.

 

Binjakët

Gjithnjë e më shumë në shkëlqim. Qielli juaj tashmë është shumë i pastër nga tranzicione të mundshme që mund të shkaktonin jo pak ngarkesa. Por fati juaj qëndron pikërisht në këtë harmoni planetare.

 

Gaforrja

Afërdita qëndron pranë jush duke ju bërë të ndiheni më mirë sidomos nga ana sentimentale. Ndërsa në sferën e punës do të keni disa mosmarrëveshje me disa kolegë. Tregohuni më tolerantë.

 

Luani

Sot është një ditë e pasur me fantazi dhe kreativitet. Ky është një shkak shumë i mirë për të përparuar në anën profesionale tuajën. Ndoshta një promovim nuk do të ishte keq, pasi mund ta meritoni.

 

 

Demi

Jeni në një periudhë ku ritmi i punës suaj duket se ka rënë dhe kjo është e kuptueshme, pasi  impenjimet kanë qenë të shumta. Dikush ju nxit të merrni vendime të shpejta. Fundjava pritet të jetë e qetë.

 

Binjakët

Merkuri dhe Jupiteri sot favorizojnë zgjidhje praktike të cilat do t’ju japin mundësinë të shihni më qartë në një situatë të koklavitur. Afërdita gjatë fundjavës do të jetë”kujdestarja” e jetës sentimentale.

 

Gaforrja

Një kuadër yjor i paqartë bën qe edhe te ju të jeni, në mendje dhe në zemër disi konfuzë aq sa nuk do të dini se nga të orientoheni. Me gjithë humorin jo edhe aq të mirë, fundjava do të jetë normale.

 

Luani

Yjet në favorin tuaj janë vërtet të shumta, prandaj dita e sotme dhe fundjava në përgjithësi do t’ju ofrojnë momente shumë interesante. Kujdes, më të matur në shpenzime dhe mos e teproni me oreksin.

 

Virgjëresha

Jupiteri dhe Saturni, në një orbitë jo shumë të favorshme mund të stimulojnë nostalgji dhe ndoshta edhe melankoli, prandaj është mirë që fundjavën ta kaloni në shoqëri e mundësisht në një ambient tjetër.

 

Peshorja

Për disa probleme të mbetura pezull, sot mund të keni mbështetjen e Jupiterit dhe Saturnit, ndonëse janë planetë që mund të sjellin edhe pak stres. Nën ndikimin e Afërditës fundjava do të jetë interesante.

 

Akrepi

Duke pasur parasysh kuadrin yjor, ka shumë të ngjarë që edhe gjatë fundjavës të vazhdoni të jeni të impenjuar në maksimum në probleme pune. Megjithatë, në planin afektiv mund të keni një surprizë të bukur.

 

Shigjetari

Vazhdon tranziti “luftarak” i Marsit në shenjë, i cili, si zakonisht sjell ritme frenetike dhe gati të papërballueshme, por që do të ketë rezultate pozitive. Një njohje e re mund të ndryshojë planet për fundjavën.

 

Bricjapi

Edhe pse, në bazë të një kuadri yjor mjaft aktiv, nuk do të keni kohë të merrni as frymë, aq shumë do të jeni të impenjuar, kënaqësitë do të jenë të tilla që do të bëjnë të harroni gjithçka.

 

Ujori

Me këtë vrull që keni marrë ju, zor se do të mundë t’ju ndalë njeri, por hapni sytë se mjafton një pengesë e vogël për t’u rrëzuar vetë. Fati mund të jetë vërtet pas dere, ndërsa fundjava mund t’ju rezervojë një të papritur.

 

Peshqit

 

Mund të keni probleme të vogla të karakterit ekonomik, por kjo nuk do t’ju pengojë për të organizuar e kaluar një fundjavë interesante. Merkuri sot stimulon fantazinë dhe krijimtarinë tuaj.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *