Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë udhëzon ato kategori që mund të përfitojnë pensionin social. Në një vendim të posaçëm janë përcaktuar kategoritë, kryesisht ato në fshat, masa e përfitimit dhe kur mund të përfitohet një pension i tillë. Referuar ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe vendimit nr. 928, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret, procedurat dhe dokumentacionin për pensionin social”, do të konsiderohen si masë llogaritëse për pension social, të ardhurat individuale të shtetasit, që aplikon për pension social, të realizuara nga të ardhurat nga toka bujqësore, të ardhurat mujore nga veprimtaria ekonomike, si aksioner i vetëm ose bashkëpronar, të ardhurat nga pasuritë e paluajtshme individuale ose në bashkëpronësi me persona të tjerë apo të ardhurat mujore nga depozita/t bankare në emër të kërkuesit.
Si llogaritet pensioni social?
Masa mujore e pensionit social të pjesshëm llogaritet si diferencë midis pensionit social të plotë dhe të ardhurave mujore individuale të deklaruara, të vlerësuara dhe të pranuara. Pensioni social i pjesshëm, që nga llogaritjet rezulton të jetë më pak se 200 lekë në muaj, nuk paguhet. Për personat, të cilëve iu ka lindur e drejta për pension social nga data fillimi i vitit 2015 deri në qershor të këtij viti dhe nuk kanë paraqitur akoma kërkesën për pensionin social apo dokumentacioni nuk është përpunuar, e drejta e fillimit të pagesës për pension social do të jetë që nga 1 janari i vitit 2015. Për rastet e tjera, e drejta e përfitimit të pagesës fillon nga data e paraqitjes së kërkesës.
Pension social dhe për rezidentët në shtëpinë e të moshuarve
Sipas udhëzimit të Ministrisë, pensionin social e përfitojnë edhe shtetasit, që janë vendosur në institucionet rezidenciale (siç janë shtëpitë e të moshuarve), të cilët plotësojnë kriteret ligjore. Për shtetasit që plotësojnë kushtet për përfitimin e pensionit social dhe janë të vendosur në institucione rezidenciale njoftohet Shërbimi Social Shtetëror.
Shembull
Si bëhet llogaritja për ata që kanë toka bujqësore?
Mënyra e llogaritjes së të ardhurave nga toka bujqësore. Supozojmë se familja e shtetasit që aplikon për të përfituar pension social përbëhet nga 5 persona dhe ka në pronësi 10.000 m2 (1 ha) tokë të kategorisë IV. Kategoria IV e ka koeficientin e të ardhurave nga toka 11 lekë për m2 në vit. E ardhura që siguron si familje llogaritet 110.000 lekë në vit (10.000 m 2 x 11 lekë/m2). E ardhura individuale: 110.000 lekë / 5 persona /12 muaj = 1.833 lekë në muaj.
Detyrimet e prapambetura, janë paguar 15 miliardë lekë
Shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj punëve të kryera dhe të pa kthyera për vite me radhë, mbetet për sipërmarrjen një çështje që i prek ata në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mënyra se si po kryhen këto pagesa krijon dhe mundësinë për ta për mundësinë e investimeve. Për të përballuar këto detyrime, që sipas përllogaritjeve janë rreth 72 miliardë lekë, qeveria hartoi një strategji 3 vjeçare. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, deri më datë 30 qershor janë alokuar në total rreth 15.35 miliardë lekë detyrime të prapambetura sipas kategorive: (i) Investimet publike, janë alokuar 5.9 miliardë lekë, (ii)Shpenzimeve korente për mallra dhe shërbime, janë alokuar rreth 0.3 miliard lekë, (iii) rimbursim TVSH-je janë alokuar rreth 5 miliardë lekë, (iv) “Të tjera” janë alokuar 4.1 miliardë lekë ku përfshihen: Detyrimet për “Vendimet gjyqësore”, janë alokuar rreth 2 miliardë lekë, “Shpronësimet” janë alokuar rreth 1 miliard lekë dhe “Emergjencat dhe shpërblimet për lindjet” janë alokuar rreth 1.1 miliardë lekë. Një pjesë e fondeve të siguruara nga shlyerja e detyrimeve janë përdorur nga bizneset për të shlyer detyrimet fiskale që kishin ndaj administratës tatimore dhe doganore. Ky ishte dhe një kusht i domosdoshëm i përcaktuar në strategjinë përkatëse, në mënyrë që subjektet të përfitonin nga shlyerja e këtyre detyrimeve.

Fotografi magjepse!!!
Ai xhaja me qeleshe qeka prej Kavaje m duket ….
hahaha
Nje pyetje kam une. Ne se mundette me sqaroje ndonjeri ose nga redaksia e gazetes ju lutem , shkruajeni ne Dita.
Ne nje fshat te zones malore ,eshte ndar me ligjin e ndarjes se tokes, 450 metra per fryme ( d.m.th. 5 veta x 450 m = 2250 m katrore toke e gjithe familja = 2 dylim dhe 250 m ). Kjo toke eshte ne kushte te pa vaditeshme dhe e ndare ne 2-3 vende te ndryshme me largesi nga njera tjetra prej 1 ore e gjysem.
Pyetja eshte :
1.Keto familje futen tek familje qe kane perfituar toke apo qe nuk kane perfituar toke ?
2. Ne se futen tek ato qe kane perfituar toke,si behet llogaritja e te ardhurave per keto toka malore ?
3 A perfitojne kompesime energjie elektrike pensionistet e kesaj kategori familje me kete sasi shume te paket toke toke ?
MIRE LLOGARITJA,
PO PARATE NGA DO TI GJENI???!!!!!
MOS VALLE DO NA TAKSONI NE, QE PUNOJME GJITHE DITEN DHE SHQYHEMI NE PUNE, PER TUA DHENE KRAHETHAREVE???!!!!!