Aksidentohet koreografi i Agon Channel dhe partnerja e tij

Dita

Një automjet tip Ford ka shpërthyer në lëvizje mëngjesin e sotëm në dalje të Vlorës në rrugën e Panajasë.
Në makine po udhëtonin dy persona që janë dërguar në spital të plagosur rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacione policore mësohet se te demtuar jane Endri Karaboja 30 vjec koreograf i Agon Channel dhe partnerja e tij Griselda Alikaj 19 vjeçe të dy nga Tirana.

Nuk dihen ende rrethanat e ketij shperthimi nderkohe qe policia thote se ka dyshime per një ngjarje aksidentale dhe jo shperthim me tritol.
Sipas të njëjtave burime makina mund të ketë shpërthyer për shkak të një defekti në sistemin e gazit. Ekspertët do te percaktojne shkakun e shpërthimit./Klan

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *