11 korriku shënon Ditën Botërore të Popullsisë. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në një ditë popullsia shtohet me 225,000 njerëz ose afro 83 milionë në vit.
“Dita Botërore e Popullsisë nuk është vetëm një ditë për t’u shënuar në kalendar. Kjo është një kujtesë e përgjegjësinë tonë të përbashkët, për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme dhe të drejtë”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.
DASH deklaron se, tema e këtij viti për Ditën Botërore të Popullsisë është “popullata e pambrojtur në emergjencë”. “Kjo është një kujtesë se, në një botë të brishtë, ku lufta dhe persekutimi kanë zhvendosur një numër rekord njerëzish, ata që kanë më pak fuqi kanë më shumë nevojë për mbrojtje. Dhe kështu që ne duhet të forcojmë partneritetin tonë për të parandaluar konfliktin dhe të kujdesemi për refugjatët”, shkruan DASH.
OKB -ja parashikon se numri i njerëzve në botë deri në vitin 2050 pritet të shkojë në 9 miliardë.
