Varufakis: Gjermania kërkon një ”Grexit” për intimidimin e francezëve

Dita
Newly appointed Greek Finance Minister Yanis Varoufakis attends a hand over ceremony in Athens, January 28, 2015. Greece's finance minister on Wednesday said he plans to meet European counterparts to find a deal between the country and its creditors to replace the current bailout programme, stressing that one could be found without a "duel" with Europe. REUTERS/Marko Djurica (GREECE - Tags: POLITICS BUSINESS) - RTR4NAUV

Gjermania kërkon që Greqia të jetë e privuar nga unioni monetar për të intimiduar Francën dhe ta detyrojë të pranojë modelin e saj për një zonë euro të disiplinuar, theksoi ish-ministri grek i Financave, Janis Varufakis.

”Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, kërkon një dalje të Greqisë nga eurozona, ose një Grexit, në një mënyrë ose tjetër”, thekson Varufaqis për të përditshmen britanike ”The Guardian”.

“Bindja ime është që ministri gjerman i Financave kërkon që Greqia të jetë e privuar nga monedha unike për të ngjallur frikë tek francezët dhe për t’i bërë ata të pranojnë modelin e tij për një eurozonë disiplinore.

“Schauble është i bindur se në gjendjen aktuale të gjerave, duhet një ”Grexit”, për t’i bërë gjërat më të qarta, në një mënyrë apo tjetër”, shtoi Varufakis, i cili dha dorëheqjen të hënën.

Parlamenti grek votoi në mesnatënë favor të propozim-marrëveshjes paraqitur për kreditorët e vendit nga qeveria e Aleksis Cipras, që ka regjistruar gjithashtu kundërshtimin e disa deputetëve të partisë së tij. Konsideruar si pozitiv nga kreditorët, ky propozim, që do të shqyrtohet sot nga ministrat e Financave të zonës euro, do të rikthejë shpresën për një marrëveshje duke shmangur për Athinën daljen nga euro.

Dje, Parlamenti francez, fuqia e dytë ekonomike e zonës euro, miratoi reforma destinuar rimëkëmbjes së ekonomisë së brishtë të vendit, që po përballet me një rritje ekonomike të dobët dhe rritje të papunësisë, si dhe me një borxh të madh publik, burim tensionesh me Brukselin.

Për Varufakis, Gjermania kreditore dhe drejtuese e ortodoksisë buxhetore në Evropë kërkon të bëjë Greqinë një shembull, për të futur francezët në linjë.

Share This Article
2 Comments
  • Ekonomi pa pune,pa prodhim,pa disipline nuk ka.Cdo model tjeter ekonomik te con tek firmat piramidale te Saliut dhe pensionet vorioepirote te Greqise.Perandoria e shenjte Romake e popullit gjerman ,qe nga koha e Karlit te madh(Franket jane popull gjermanik),krijoi Europen e pasur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *