Autobusi i linjës Tiranë- Delvinë përfshihet nga flakët

Dita

Një autobus i linjës Tiranë- Delvinë është përfshirë nga flakët. Mësohet se zjarri është pikasur në kohë duke bërë që pasagjerët të zbresin nga autobusi pa pësuar lëndime.

Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt elektrik, i cili ka bërë që i gjithë autobusi të përfshihet nga flakët. Ngjarja në fjalë është shënuar rreth mesditës së sotme pranë Fierit, kur autobusi me targa DL 3225A ishte në udhëtim drejt Delvinës.

Nga ana e uniformave blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit nuk kanë mbërritur në kohë për shuarjen e flakëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *