Letër e nënshkruar,
Agron Meçaj
DITA, më çudit reagimi danez. Trajneri Olsen gabon kur e quan vendim politik, sepse ka patur aq shumë fakte në favor të Shqipërisë sa, siç thotë dhe vetë vendimi, nuk kish pse vonohej kaq shumë. Por që z.Olsen ka frikë nga Shqipëria për problemin e kualifikimit apo jo kjo është meritë e nivelit që ne kemi paraqitur në eleminatore. Nëse do ta quajë dhe politik, është deri diku e pranueshme, por jo për faj tonë, por për faj të Serbisë që ndeshjen e futbollit, atë që argëton e u jep adrenalinë miliona njerëzve, e ktheu në politikë kombëtare. Prandaj z.Olsen i takon të urojë Shqipërinë, sepse si ne mund ta pësojnë vetë edhe ata. E atëherë nuk do t’u vijë mirë. Ne urojmë që ky fenomen të mos përsëritet më në sferën e futbollit. Suksese të mëtejshme ekipit tonë kombëtar dhe z.De Biasi! Ta shohim Shqipërinë një herë në këto evenimente aq të bukura e të rëndësishme. Le të jetë futbolli porta e parë e futjes së vërtetë në Europë! I lumturuar nga Florida USA.
