Vera është një stinë e rrezikshme sepse shkakton një stres në trupin tuaj për shkak të të nxehtit të tepërt që ju jeni të nënshtruar vazhdimisht, djersitjes dhe sipas dietave të ndryshme që keni praktikuar.
Duke ngrenë një dietë të ekuilibruar, të pasur me fruta dhe perime, është një nga mënyrat më të mira për të qëndruar të shëndetshëm gjatë gjithë vitit. Të ushqyerit në mënyrë të saktë mund të ndihmojë për të mbrojtur trupin tuaj nga efektet e dëmshme të diellit, nga formimi i rrudhave dhe shfaqjes së kancerit ne lëkurë dhe sëmundjet e tjera të quajtura verore. Antioksidantët ndihmojnë në mënyrë natyrale, në parandalimin dhe rregullimin e qelizave të dëmtuara të trupit tuaj.
Studime të ndryshme sugjerojnë që përdorimi i disa vitaminave të caktuara gjatë verës mund t’ju ndihmojë të jeni më energjik dhe të ndiheni më pak të lodhur.
Vitamina C dhe E
Që nga viti 1930, studime të ndryshme kanë treguar se vitamina C (acidi Askorbik) ndihmon trupin të përgjigjet fiziologjikisht ndaj stresit që shkakton i nxehti. Ajo zvogëlon gjasat e zhvillimit të sëmundjeve të lidhura me temperaturat e larta të tilla si skuqje të lëkures dhe lodhjen e tepruar. Ajo gjithashtu mund të përdoret edhe për të trajtuar acarimet e lëkures tashmë të shfaqura. Një përdorim i përditshëm i vitaminës C gjithashtu shkurton kohën që i duhet trupin tuaj për t’u adaptuar në një mjedis të ri më të nxehte. Një studim preliminar po tregon gjithashtu se vitamina C mund të jetë një anti-istaminik natyral , si dhe një antioksidant mjaft i fuqishëm. Vitamina C mund të ndihmojë në pakësimin e simptomave e rinitit alergjik sezonal, ndoshta më efektive kur kombinohet jo vetëm me ilaçet tuaja aktuale, por me substanca të tjera natyrale, sidomos me quercetinen, një substancë natyrale që gjendet në verë të kuqe, çaj dhe vaj ulliri, si edhe në manaferrat dhe fruta të tjera me pigmente të theksuara.
Përveç kësaj, Vitamina C mund të ndihmojnë trupin të mbrohet nga dëmtimi celular duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe indeve të reja. Ajo gjithashtu ndihmon indet tuaj të bëjnë riparime. Këto përfitime mund të ndihmojnë për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dëmtimi i diellit, duke përfshire edhe plakjen e lëkurës. Vitamina C përdoret dhe në mënyre lokale për të reduktuar efektet e dëmshme të diellit në lëkurë, dhe kur ju kombinoni vitaminën C me një tjetër vitaminë, p.sh me vitaminën E, mund të ndihmojë në parandalimin e djegieve.
Vitamina E ka përfitime antioksidant që ndihmojnë për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimi UV. Ju mund ta përdorni atë lokalisht para se të aplikoni kremin tuaj mbrojtës, si para ekspozimit të diellit dhe pasi ju keni qenë jashtë në diell.
Ashtu si vitamina C, vitamina E mund të ndihmojë në uljen e simptomave të alergjive sezonale (simptomat specifike të hundës) dhe astmës.
Vitamina A ose Retinoli mund të ndihmojë të na mbrojë nga melanomat. Studime mbi vitaminën A dhe rolin e saj në parandalimin e kancerit të lëkurës zbuluan se njerëzit që morën shtesa të përditshme të vitaminës A, kishin 60 për qind më pak gjasa për të zhvilluar melanoma se sa ata të cilët nuk kanë marrë retinol shtesë. Vitamina A ndihmon në riparimin e dëmtimeve të lëkurës dhe mund të jetë një nga opsionet më të mira për të luftuar për pigmentacionin dhe plakjen e shkaktuar nga dielli. Në fakt, në qoftë se ju përdorni produkte që përmbajnë Retinol, ju tashmë dini përfitimet e vitaminës A në lëkurën tuaj.

