Zyra Qendrore Interpol Tirana solli dje në pranga nga Berlini të kërkuarin Fabio (Dritan) Voja, 39 vjeç, banues në Seman të Fierit.
I ekstraduari nga Gjermania ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Fier, më datë 9 tetor 2012, e ka dënuar në mungesë me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.
Sipas dosjes hetimore rezulton se më 14 shkurt 2001, ditën e Shën Valentinit, Fabio Voja, pasi i kishte premtuar për martesë dhe një jetë më të mirë, e ka mashtruar vajzën me inicialet M.N., duke e çuar fillimisht në Vlorë, e më pas në Itali, ku e ka detyruar të punojë si prostitutë në qytetin e Firences.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, më datën 27 mars 2015 u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë dhe vuajtjen e dënimit.
Në aeroportin e Rinasit iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
