Pas Strakoshës, Salernitana do edhe Edgar Çanin

redaktor

Skuadra e Salernitanës po shndërrohet në një strehë të futbollistëve shqiptarë në Serinë B të futbollit italian. Pas siguroi shërbimet e portierit të Lazios, Thomas Strakosha, klubi italian synon të marrë edhe Edgar Çanin, i cili gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar ishte pjesë e Leeds United në Angli.

Sulmuesi 25-vjeçar është në pronësi të Catanias, por klubi sicilian po kalon një periudhë të vështirë për shkak të përfshirjes në skandalin e trukimit të ndeshjeve, ndaj shumë futbollistë të tij, përfshirë këtu edhe Çanin, duhet të gjejnë një destinacion të ri.

Salernitana, e sapongjitur në Serinë B, është në pronësi të presidentit aktual të Lazios, Claudio Lottito, i cili e shfrytëzon këtë skuadër për të promovuar futbollistë të rinj që në të ardhmen mund të luajnë me bardhekaltrit. Edgar Çani prej disa vitesh ka dalë nga tregu i futbollistëve cilësorë, ndaj Salernitana mund të jetë një trampolinë për t’u katapultuar në futbollin italian.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *