Vullnetin e Perëndisë,
dot me çelës nuk e mbyll,
kur Ajo të jep një shpatë,
s’mund ta mbash vetëm në myll!
Mos mendoni-o të gjorë,
se në Botë veç lulja vyshket,
po s’e mbajte shpesh në dorë,
edhe shpata do të ndryshket!
Sepse pena është një shpatë,
kur ngjizet me të vërtetën,
nga Zoti-këtë dhuratë,
unë e pata për gjithë jetën!
Sepse jeta është e gjatë,
plot beteja të mëdha,
gjithkush duhet të luftojë,
me ato armë që ka!
Po dhe pena do guxim,
guximin e shpatëtarit,
do kurajë e zemërim,
ballë për ballë kundërshtarit!
Edhe penën – edhe shpatën,
ka përdorur njerëzia,
po Bota – kështu përpara,
ka ecur nga dituria!
Edhe penën – edhe shpatën,
nëpër pritat që ka jeta,
po Bota – kështu përpara,
ka ecur nga e vërteta!
Çfarë ju jep Zoti për luftën,
të gjithë në dorë t’i mbani,
sepse historinë e pyllit,
nuk e bën vetëm luani!
Se çfarë ndodh në të vërtetë,
historia na tregon,
shpesh atë që bën një këngë,
s’e bën dot një Divizion!
Gjithmonë në ballë të kohës,
do jetë kënga e poetëve,
se beteja për Lirinë,
do vazhdojë në jetë të jetëve!
Dhe Ai që sheh nga larg,
besoj fatin ma ka shkruar,
të vdes mbi të fundit varg,
akoma të pambaruar!
Kjo është vdekja që unë dua,
se gjithë jeta do t’ja vlejë,
të thonë brezat për mua:
“E dha frymën në betejë!”

Poetet jane trima Arben
:Pushkini u vra ne duelin e 28,Lermontov po ashtu.Esenini ja hoqi vehtes.Bajroni i u bashkua luftes per liri te Greqise me 1820 dhe mbeti aty nga nje semundjeetj,etj.
Dhe Kadare e ndjeu qe nuk ishte kaq trim dhe vajti u be prozator.Vec nuk duhet ngaterruar trimeria me egersine si psh ne rastin e Agollit,qe penen e ka ideuar me bazament nga Anadolli dhe komunizmi.
Shume e drejte.Demet qe i ka shkaktuar letersise dhe ndergjegjes se popullit Dritero Agolli,ky ultra konformist i pushteteve te te gjitha koherave, jane te pa imagjinueshme.Aq i madh ka qene dhe eshte indoktrinimi qe u ka bere brezave te tere ky konformist,sa edhe sot ka shume e shume shqiptare qe e mbajne poet e shkrimtar te madh.
Vetem venia ne qender te gjithe krijimtarise se tij te figures se fshatarit shqiptar si sistem referimi,si me i zgjuari,me patrioti,me perparimtari,me demokrati,sipas politikes se PPSH-se,eshte demi me i madh qe i ka bere Shqiperise.Nderkohe qe e kunderta eshte e verteta per fshatarin ne te gjitha dimensionet e tij.
Pena e ka çuar perpara njerezimin, shpata e ka kthyer prapa. Dijetaret, fillozofet, shkencetaret kane ndihmuar shume ne perparimin e jetes, ndersa sundimtaret qe kane pasur shpaten dhe thiken si arme te tyre, – i kane varrosur keto perparime dhe e kane kthyer boten pas. Nga njera ane Sokrati, Herodoti, Avicena, Galileo Galilei, Koperniku Leonardo Da Vinçi, Isak Njuton, Anshtajni dhe nga ana tjeter Attila, Neroni, Napoleoni, Hitleri etj etj.
Prandaj ia fut pordhes per dite ti o Arben Hasan Zykoja se ke frike se te ndryshket pena? Ti penendryshkur ke lindur, o i gjore.
Jane te vjetra histori,
dhe te vjeteruara, shume,
Mos Arben, fute ne mill
jo per gje, por s’del kurrkund.
Shpata jashte, veç vdekje sjell
ndaç andej, e ndaç kendej
Vetem Dashuria, Ben
sjell te miren, tej per tej…
Dashuria, o Ben Duka,
dashuria dhe Kultura
na largojne nga egersia
nga Urrejtja dhe nga Lufta.
Veç keshtu askush s’humbet
dhe te gjithe fitojme jeten
Zemra jote nurin merr
dhe gezon Tjetri te vetën!
Pse ta vrasesh, ta lendosh?!
Pse do duhet me se s’bën
O Ai , o Ti te rroç,
Kur per Dy, kjo bote ka vend?!
Pse o Ben, kendon per shpaten
eshte ilaç – per te semure,
por, te Paren, kemi Dashjen
kemi Dritën, prej qëkur…
Le te behet…, ishte Fjala,
Drite te behet, Dashuri,
Thjesht mendo qe eshte Njeriu
Le te quhet dhe Sali…!
Le te jete Fatos, Edvin,
Qofte edhe Ilir te jete!
Hajd’ ta mundim me arsye
Me Naim, me Fishte, or Ben.
Po, edhe me Dukë, t’i mundim
Pjeset e tyre te errta
T’i shpetojme edhe ata vetë,
nga I pa Udhi, edhe Grënja.
Po. i vjen hera dhe Shpates,
Sa me rralle, veç më në fund…
Veç kur s’ka rrugedalje tjeter
Dhe, pa kenge per gjak, or burre!
Ndaj te shkrova, rrofsh liirikës,
veç atehere shihesh ne xham,
Në munç, edhe pulitikes
jepi shpirt e beju xhan…
Jepi drite dashurie,
kur them Ti, vetes i them,
eshte e vetmja udhe arritje,
ne xhenet, jo ne xhehnem!
E kam fjalen metaforë,
Xheneti/xhehnemi bashke
jane ketu sekonde e ore
Vete hyjme, a mbesim jashte!
Mire ka shkrojtur “dashuria”
Mire te ka thene o Arben
Kur te godet mizoria
Ti faqen tjeter ia kthen
Megjithese ka dhe raste
Si ndjese paste Ziveri
Qe s’pati mundesi te qeraste
Kriminelin qe ia beri
Por dhe “Drejtesine” ,kur e bene
Syte ia mbyllen dhe e shurdhuan
Shpaten ne dore duke i vene
Sepse vetem drejtesi duan
Dashuria o Arben
E dhene per kriminelin
Eshte ilac edhe melhem
Per te dhe per bedelin !
Per penen tuaj zoti poet
Dicka per te thene do doja
Sepse penes tuaj pas 15 majit
I ndryshoi dukshem boja
Ju vazhdoni shkruani
Askush nuk ju ndalon
Lartesojani vlerat vetes
Me dinjitet, jo autosugjestion
Gjithnje roze jeni deshmuar
Blu ju s’jeni sjelle aspak
Por mavijosja juaj e befte
Ngjyrosi vargun tuaj tak-fak
E kuptoj mire poet
Ju vargje keni, jo banke boterore
Por kur s’ke fuqi te ndryshosh gjerat
Refuzo te shkruash sesa te hysh ne llogore
Talentin tuaj per vargje
Ta kuptojme te gjithe ia dalim
Ta perdoresh ate per propagande
Ne dot s’jua falim
Interesat qe ngjyrosin fjalime
Shpesh i quajme demagogji
Por kur perdor vargje poet
Qellimi behet tradheti
Sepse vargu eshte arme e fuqishme
Ju kete gje shume mire e dini
Vargu vjedh shpirtin e lexuesit
Kurth emocionesh dhe besimi
Te shkruani e keni ne dore vete
Mbrojeni veten me dinjitet
Vargjet me bojen e tjetrit
Ju bejne vegel jo poet
Mbase perendine vone e keni zbuluar
E dalloj nga titujt qe i kushtoni
Jeni 30 vite vonese e akumuluar
Mpirje e aftesive per ta perjetuar.
Intelektualet ketij vendi
Gjithmone i kane munguar
Vegjelia ne shekuj ka vajtuar
Prej atyre qe bojen kane nderruar
Ka dasht Zoti ajp pena jote nuk ka trembur as mizat nga .uti.Edhe ne te gjitha bejtet tuaja jeni treguar nje poet militaruc partiak.Do ti shkruej pak vargje per poezit tuaja
Bejtet tuaja jan me name
Shkoj e i vjerri ne zyrhane[wc]
Sa here atje me dhie
Me bjen ndermend per zotrin tane.
Mbete duke luajtur rolin e servilit o nje koti,behu nje here burre e shkruej per shoket tuaj qe jan ne pushtet te pakten per mir se te kqija nuk kane.
Shpata jote o arben,
Gjithe horrat se ci griu,
Po spurdhiaket gje si gjen
I mbron Rama dhe Saliu
thure vargje per enverin,
Komandantin legendar,
Bere hymne dhe per derrin
Edi Ramen kryetar?