Aksidentohet Tom Doshi

anazapta

Deputeti i Qarkut të Shkodrës, Tom Doshi është përfshirë në një aksident rrugor në aksin Shkodër-Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15 , ku mjeti tip “Audi” me targë AA833JV me të cilën udhëtonte Doshi, u godit nga pas nga një automjet tip “BMW”.

Nga përplasja nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Lajmin e konfirmon edhe vetë deputeti Doshi, i cili thotë për “News24″ se ngjarja ka ndodhur në hyrje të rrugës për Velipojë.

Share This Article
7 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *