“Katastrofa e Gërdecit shkaktoi zemërim në Shqipëri. Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u detyrua të japë dorëheqjen. Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji të Alb-Demilit u prangosën si shkaktarë. Një prokuror i pavarur hartoi padinë prej pesëqind faqesh. Dukej sikur do dilte e vërteta. Por hetimi u tulat shpejt”. Kështu shkruan amerikan Gai Lajson në librin “Çunat dhe armët”. Dhe e vërteta nuk ka dalë akoma. E aq më pak janë ndëshkuar të gjithë ata qeveritarë që shkaktuan të gjithë atë tragjedi me 26 të vrarë dhe qindra jetë të rrënuara. Por që nuk janë ndëshkuar, do të qe e keqja më e vogël. Sepse vazhdojnë të jenë në krye të politikës, t’u shesin moral shqiptarëve nga tribunat e mitingjeve dhe salla e parlamentit. Ndoshta të vetmit vuajtën një dënim për ato afera municionesh janë “çunat”, Diveroli dhe ndonjë bashkëpunëtor i tij në trafik. Por ata janë shumë larg, përtej oqeanit, në një botë ku drejtësia ndëshkon. Ndërsa Shqipëria refuzon prej vitesh të ketë punë me drejtësinë. Në Shqipëri nuk është drejtësia që ndëshkon krimin por krimi që ndëshkon drejtësinë. E bën të tulatet, të heshtë. E kthen në skllave duke e detyruar të shndërrohet në të kundërtën e vet, në padrejtësi. Dhe duke bërë të gjitha këto, e vret drejtësinë. Çdo krim i pandëshkuar është një thikë në zemër të saj. Prandaj edhe “Gërdeci” vazhdon ta godasë çdo ditë për vdekje drejtësinë.
***
Vdekja e drejtësisë është katastrofa më tragjike që mund t’i ndodhë një shteti, shoqërie apo kombi. Edhe një diktaturë nuk mbahet dot pa një minimum demagogjik drejtësie e jo më një demokraci që duhet ta ketë në gen drejtësinë. Se pa drejtësi nuk ka barazi qytetare dhe pa barazi nuk mund të ketë liri për askënd. Dhe le të bërtasin e pretendojnë sa të duan sharlatanët e politikës për liri e demokraci. Madje një pjesë, dhe kjo është pjesa tallëse, janë po ata të krimit të Gërdecit. Por e vërteta e hidhur është se në Shqipëri nuk ka drejtësi. Në Shqipëri sundon padrejtësia. Dhe farsa e hidhur e “shtetit ligjor”, sa thumbuese aq edhe poshtëruese, për çdo shqiptar që ajgëton sado pak shpresën për drejtësi.
***
Por ç’duhet të na bëjë që të na dhembë mungesa e drejtësisë? Asgjë më shumë se të qenurit njerëz. Nuk është e thënë të vuajmë personalisht padrejtësinë në gjykatë. Por duhet të kemi dhimbje kur shohim kriminelë dhe shkaktarë krimesh të mbeten të pandëshkuar. Si në rastin e Gërdecit. Sepse pas gjithë kësaj farse pandëshkueshmërie dergjet një pellg i madh dhimbjeje. Dhimbja e atyre që kanë humbur të afërmit, familjen. Një dhimbje si ajo e Zamira Durdës që shpërthimi i vrau djalin e saj. Duhet ta vëmë veten në pozitën e asaj nëne që një lakmi e pangishme zyrtarësh të lartë të shtetit, që u ngjitën në poste ndoshta edhe me votën e saj por që sigurisht paguhen me taksat e saj, i ktheu në gërmadhë jetën, ja mori gazin dhe diellin, gjithçka që i jep kuptim ekzistencës. Dhe e kuptoj se shpërthimi i tmerrshëm i Gërdecit e ka lidhur ekzistencialisht këtë nënë me drejtësinë në një përpjekje që ne e kemi ndjekur ftohtë nga ekranet. Sepse ajo dhe vetëm ajo, e vuan në tërë qenien e saj prej nëne kur sheh medijtë dhe salijtë, pikërisht ata që gatuan në zyrat luksoze “Gërdecin”, t’u predikojnë shqiptarëve, pra edhe asaj vetë, “reformën në drejtësi”! Ata që po mbijetojnë në sajë të padrejtësisë do ngjallin drejtësinë? Aha, po kjo është pak ta quash tallje! Kjo është një orgji e pandëshkueshmërisë! Dhe vetëm ajo (dhe jo ne të paaftësuar nga fakti që në Gërdec nuk u vra dikush nga familja jonë) më shumë se e kupton, e ndjen thellë, deri në palcë të zemrës përdhunimin e skajshëm që po i bëhet njeriut, shqiptarit. Dhe njeriu për të është loçka që humbi në Gërdec. Fakti që përgjegjësit politikë dhe jo politikë të “Gërdecit” nuk janë ndëshkuar janë për të një dhunë mbi dhunë, një krim mbi krim, një kob. Ta pushonte luftën për drejtësi është për atë nënë, një tradhti ndaj kujtimit të të birit. Përpjekja për drejtësi është tashmë për të fatale, e pa transhendueshme si vetë dashuria e nënës për fëmijën.
***
Por ne, shoqëria, gjykatësit, prokurorët, politikanët, e kemi lënë vetëm këtë nënë në luftën e saj për drejtësinë. Lufta e saj ka kohë që nuk është lufta jonë. Se jemi të gjymtë për një përpjekje të tillë sa maratonomake aq edhe sublime. Se nuk kemi eupati, që do të thotë, dhimbje për dhimbjen e tjetrit. Aq më pak ca nga ata politikanë të “Gërdecit” që tashmë po përveshin mëngët për “reformën në drejtësi” tamam si ata kirurgët që përgatiten ta çojnë pacientin në botën tjetër. Por si fuqizohet, si të “përmbyt” dhimbja për dhimbjen e tjetrit? Mos vallë duhet që gjithkujt t’i trokasë një arkivol “Gërdeci” në derë që të mund ta rrokë dhe ta përqafojë atë?! Pa dyshim që jo. Ndoshta duhet patur ca frikë. Frikë se zinxhiri i krimeve të pandëshkuara do të ta sjellë pashmangshëm një ditë të keqen në derë. Dhe nuk është e thënë vetëm në formën e një shpërthimi vrastar. Krimi dhe e keqja kriminale kanë shumë fytyra. Kjo frikë, e ka emrin arsye. Një arsye që të detyron të ngrihesh dhe të kërkosh drejtësi për “Gërdecin”. Edhe pse të duket se pak lidhje ke me të ngaqë ke harruar se në këtë botë, gjithçka është e lidhur. Një arsye qytetare që të bën të kuptosh me alarm rrezikun e madh që të vjen nga një situatë e krimit pa ndëshkim nga e cila Shqipëria po lëngon këtu e 25 vjet!

Ore eshte shume e thjeshte ti kapesh osé ti pushosh nga puna gjyqtaret dhe prokuroret. Mjafton ti kontrollosh veshjet qe kane,cantat,oret,pushimet e shtrenjta,makinat luksoze e te reja fringo. Merr lapsin e i bie llogarise
dhe del shpejt qe keto gjera nuk i kane nga rroga.
As keta nuk duan shtet. Genjehet populli ne mes te dites si meqene injorante te trashe e turma delesh.
Jane te gjithe faqezinj. …
Me nje fjale ti Andrea je i mendimit se aleanca Serbo-Amerikane dhe per rrjedhim USA-Berisha , po vazhdon ende te hedhe ne ere shqiptaret ?
E di qe s’e ke mendim pa baze ? Gerdecin , dihet tashme , ashtu sic dihet qe deshmitarin kyç Amerika e morri ne vend te saj , pa u ndier hiç .
Po ashtu per punen e gjyqesorit , gjithe “reforma 1992-2013 , qe nga kurset e plepave e deri tek magjistratet , jane zgjedhur nen kujdesin dhe dijenine e plote amerikane . Edhe ditet e lumtura qe kemi perpara jane po per ta dhe jo per Shqiperine !
Prandaj mendoj se duhet te kesh mendim racional o Andrea !
Z.STEFANI,je i madh sikuerse B.Islami,qe te dy po na mbani me shprese se diçka mund te behet nga vjeshta-sipas Rames.Saliu,Mediu,Zeni..Nishani ..po tallin menderen me kete maxhorance apatike,e friksuar sikur te ishte akoma ne opozite.Ose jan te kriminuar te tere,ose nuk i lene te tjeret(Lobistat ekstremist te perbotshem) dhe shpresat e Z.Durdes,etj,veniten si familjet e gjithe te tjereve qe u vodhen e u vrane ne keto 25 vjet..!
Shkrim shume i sakte, qe te trondit me vertetesine dhe zberthimin e forte qe ben! Kete plage shume te rende qe ende pikon gjak dhe dhimbje, e sheron nje reagim dhe ndergjegjesim i madh qytetar, qe fatkeqesisht mungon! Shpresojme qe nje dite fajtoret, te cilet populli i njeh mire, e qe sollen kete menxyre, pasi i sheh cdo dite neper ekrane, duke na bere moral, te perballen fuqimisht me drejtesine, qe nje dite do flase me gjuhen e saj te ligjit e jo Maliqit!
Çdo krim i pa denuar , hap rruge per krime tjera , harrohet se pasohet nga tjetri , dhe rezultati braktisja e shqiptareve nga vendi i tyre , nga vendi me i bukur ne Bote qe pas Enverit nuk doli asnje koke . Turp te mos dime te vetqeverisim .
z. Andra Stefani, megjithe respektin nuk bie dakort me ju, qe nenvizoni ne fillimet e shkrimit tuaj se:
Në Shqipëri nuk është drejtësia që ndëshkon krimin por krimi që ndëshkon drejtësinë. E bën të tulatet, të heshtë. E kthen në skllave duke e detyruar të shndërrohet në të kundërtën e vet, në padrejtësi.
Sepse vetem kohet fundit shembulli i Prokurores ne Rumani, disa vite me pare nje shembulli i nje personaliteti ne institucionet e larta te policise, “modeli KATANI ” ne Itali …..shembujt e Policise Shqiptare te drejtuar nga Tahiri, tregojne se nuk duhen “luftera boterore” per t’i trgua vendin krimineleve.
Une kete problem e kuptoje keshtu: Kriminelet kane pushtuar shtetin, shkurt shtetaret e lart me ne krye kryetarin jane kriminel ose, ne rastin me te mire, te paafte dhe kane inkurajuar me veprimet dhe indiferentiznin e tyre krimin shteteror i cili gradualisht pushton gjithe shoqerine njerezore pa perjashtim. ndryshimi midis pjestareve te shoqerise eshte qe disa behen kriminel profesionist, forma me pershtateshme e ketyre krimineleve eshte korupsioni dhe vjedhja e shtetit dhe veglat e tyre qe arrijne deri ne vrasje, kurse te tjeret shndrohen ne skllever, nga menyra se si pronojne veprimet e qeveritareve dhe bashkepunetoreve te tyre. Ne keta te fundit klasifikohen si bashkepuntore punojnesit e institucioneve te drejtesise sepse keta ne rastin me te keq behen pal me kriminelet e veshur me pushtet ose te mbuluar me para por asnjehere nuk klasifikohen si skllever apo te perulur, perkundrazi perfitues te privilegjeve ekonomike sepse asnjehere “nuk jane ne opozite biles jane gjithemon supermazhoranca e shoqerise sone” . Per te krijuar bindje shikoni pasurit dhe menyren e jeteses se gjyqtareve dhe prokuroreve dhe statusin e tyre si me te pa prekshmit se edhe vet pushtetaret.m me te larte te vendit. Asnje gjyqtare qe ne shume raste eshte bere orkat me vrasesin, dhe sic ka treguar jo rall jeta na vendin tone, eshte bere varses real duke lirua vrasesin, megjithe se lajmi eshte dhene me qindra here, nuk e ekzagjeroj, nga gjithefare medjash televizive e te shkruara dhe per te gjithe boten, deri para ca muajve nuk permendej, jo si fajtore, d,m,th, kriminel, gjyqtari perkates qe nga menyra si gjykoi ceshtjen coi ne vrasje te re, por nuk i permendej as emri formalisht .
Zoteri nuk jane skllever keta, gjyqtaret dhe prokuroret, keta jane skllavropronar qe i prodhoi kasta e veshur mepushtet partiak dhe shteteror.
Prandaj mendoj qe ketu duhet te fillojne analizat: Si duhen bere analizat per te ndihmuar reformen sepse ajo asnjehere nuk do te jete e sukseseshme pa ndihmen e intelektualeve te ndershem shqiptar sa do te kualifikuar te jene njerezit qe do te importoje Z.Edi nga Evropa apo Amerika dhe duke pasur parasysh nje fakt shume te rendesishem qe jo te gjithe intelektualet e depolitizuar, sigurisht edhe homologet e t’u jane te imunizuar nga ” e infeksioni i krimit” qe ka pushtuar Shqiperine sepse me sa kuptoje une baza e krimit ne vendin tone esht sektori ekonomik, fukaralleku, faktoret psikologjike qe stimulojne gara per pasurim te menjehershem e shume komponente te cila ju mund t’i nenvizoni dhe kryesorja te tregoni si jane krijua e si duhen zhdukur nga tereni shqiptare.
Ka shume gjera qe duhen evidentuar ose duhet riprur ne mjediset televizive e gazeta por ka ardhur koha per te dhen mendime konkrete dhe jo per te bere emisione ku garohet ne menyre te turpshem deri dhe me britma histerike kush do fitoje titullin ‘ANANALISTI ME I MIRE” IMEDJAS.
Me respekt.V.Duka.
Reformat me drejtesi nuk mund te behet me konsesusin Ps,LSi,Pd se te treja keto parti Jane ato qe Kane shkaterruar kushtetuten dhe sistemin e drejtesise .Mos hetimi I plote I gerdecit dhe marrja ne mbrojtje e te akuzuarve kryesore nga mafia nderkombetare dhe kombitare solli 21janarin,vjedhjet me koncensionet dhe lumen kembekryq te krimineleve me parliament e ne pushtet.
Eshte e pafaleshme qe qeveria e rilindjes nuk ka kerkuar dhe nuk kerkon kthimin ne vendin ku eshte denuar te gjeneral Hoxhes
Pra reforma e bere nga ata qe shkaterruan drejtesine nuk mund te prodhoje nje sistemin per te qene.Do te jete si thote populli prish bucele e vur kanace
Zoti e ndihmofte popullin se Tani mafia kontrollon te gjitha pushtetet dhe partite e edepsezeve.
Me kujtohet nje njoftim ne gazeten Shqip ne Ny York Ku theshte :
Me daten——do vije ne Ny York Znja dhe Z Sali Berisha per tu takuar me bashkeatdhetaret
Takimi u be ne Bronxs shkova dhe une me nja dy shoke beme goxha ruge kaperxyem ura dhe mbritem. Zonjen Liri nuk e pame se nuk erdhi jo se u beme merak po me qe thane , pame vetem Saliun qe po ecte ashtu SI katundar qe ecen gjithmone dhe pame dhe nje fare buri 1m1/2 qe I vinte mbrapa SI Zagar . Kujtuam se do degjonim ndonje gje te re per vendin tone por Saliu mbajti nje ” Fjalim ” qe mbante gjithe kohes Kembet lart me falni gishtat dhe te vetmen gje qe tha ishte thuajuni njerezve tuaj te votojne per mua se une kur te vij ne pushtet do prish kontraten me Turkun per Telekomin qe e ka shitur Fatos Nano dhe do ta fus ne burg ate maskara qe shet pasurine e popullit. Ai buri nje meter e gjysem nuk e degjuam te pipezije
Vetem kur ky Saliu pa Zonjen mori pushtetin dhe investoi nja 25 miljon euro dhe pastaj ja shiti Turkut dhe me vone kur plasi Gerdeci mesova qe ai 1m1/2 buri ishte minister i Mbrojtjes thashe mjere ne se kush na komandon .
Kur njerezit votojne nje parti politike nuk kane te drejte te ankohen per 4 vjet, sepse e kane shitur te drejten e fjales se tyre. Pra dua te them kur Rama mori pushtetin me votat e 1 mil. qytetareve, premtoi venien e drejtesise ne vend, nder te tjera edhe per Gerdecin. Pra nqs. ka njeri qe tani duhet vene para pergjegjesise eshte vetem Rama, i cili nuk i mbajti premtimet, por edhe deklaroi seSaliu nuk do te denohet nga ai, dmth. qeveria qe eshte zgjedhur prej tij.
Pra Zoti Andres ne nuk kemi pune te merremi me drejtesine e vonuar ose te paekzekutuar, se per kete kemi zgjedhur dhe pagujme nje qeveri. Eshte kjo dhe kryeministri i sajqe duhen te vihen para drejtesise per mos mbajtje te premtimeve dhe mashtrim te elektoralit. Kjo duhet teishte tema e artikullit dhe jo Saliu.
“Gerdecin” duhet ta fusim ne burg perjetesisht, perndryshe do te bindemi te gjithe se ne Shqipwri nuk ka drejtesi dhe shtetesi… E si mund te jete shtet nje “shtet” qe eshte i ndare ne gjashte “shtete”, “patriotike e kombetare”?!…
DRENICA E KUQE