DITA! Meqë Andrea Stefani flet për uljen e gjaknxehtësisë nacionaliste, një kokë e nxehtë nacionaliste është për fat të keq dhe Shakohoxha i cili e kthen, jo pak herë arenën e futbollit në arenë klithmash etno-nacionaliste. Por kur në televizione nuk ka një censurë minimale, Shakohoxhat mund të bëjnë sipas qejfit e të trazojnë ujrat e urrejtjes etnike. Si mund të bëhet ‘hero’ një karagjoz injorant si ai dron-lëshuesi mbi stadiumin e Beogradit, duke shkaktuar kësisoj një furtunë të vërtetë diplomatike dhe konflikt etnik. Dhe çudia më e madhe është se ky hero pompohet dhe nga kokat injorante të politikës zyrtare si palo-presidenti ynë.
Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
