Korçë, punonjësit e komunës Liqenas katër muaj pa rrogë

anazapta

Administrata e komunës Liqenas në Korçë ka katër muaj pa marrë rrogat. Sipas kryetarit të kësaj komune, Edmond Themelko, buxheti i pamjaftueshëm nuk mbulon shpenzimet, duke përfshirë edhe rrogat e punonjësve. Në një intervistë për Shqiptarja.com, Themelko thotë se vitin e kaluar buxheti për këtë komunë ishte 22 milionë lekë. “Është shumë e vështirë, madje po ju them se edhe rrogat për administratën e komunës dhe punonjësit me kontratë ne i kemi vonuar katër muaj. Është problem, pasi në komunën e Liqenasit nuk ka biznese, nga ku mund të marrim të ardhura përmes taksimit”, thotë ai.

Ndërkohë, janë edhe një sërë bashkish dhe njësish të tjera vendore të cilat të gjendura në kushte të tilla, janë detyruar të reduktojnë rrogat e punonjësve.

Share This Article
2 Comments
  • ka komuna te tjera po sbejne publike se ja prishin qefin sales dhe si kandidon me pastaj po keta punonjes jane dakort qe te rine dhe pa roga mjaft qe ti sherbejne sales deri ne flijim

  • sotiri
    zoti edmond ka te drejte qe thote se ka kater muaj pa roga , por harone te thote se e ka fryre organiken dhe te gjithe jane te pa afte le te shkurtoje organiken dhe te grumbulloje taksat lokale sepse disa qe jane kundershtare te tij paguajn taksa te tjeret nuk paguajne .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *