Turisti polak kapet duke blerë me euro false në Ksamil

Dita

Policia e Sarandës ka filluar ndjekjen penale për një turist polak nën akuzën e falsifikimit të monedhave. Polaku T.K, 28-vjeç është kallëzuar nga 23-vjeçari A.H nga Cërriku, tregtar kozmetike gjatë periudhës së verës në qytezën e Ksamilit.

Polaku 28-vjeçar, ka tentuar të blejë artikuj kozmetikë me një kartëmonedhë 100 euro, por dyshimi se ajo ishte false, ka bërë që tregtari mos ta pranojë por të njoftojë policinë.

Oficerë të krimeve kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në komisariat polakun si dhe kanë sekuestruar kartëmonedhës e cila ka rezultuar e falsifikuar.

Në deklarimet e tij, 28-vjeçari T.K, ka thënë se kartëmonedha i ishte kthyer si resto në një biznes në qytetin e Sarandës.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *