Një 15 vjeçar nga Fieri është arrestuar pasi ushtroi dhunë seksuale ndaj një të mituri 7-vjeçar.
Arrestimi u bë pas kallëzimit të familjes së fëmijës 7 vjeçar.
Sipas policisë, nga hetimet u vërtetua se 7-vjeçari ishte dhunuar seksualisht.
Policia shprehet se në mënyrë të menjëhershme është ngritur grupi hetimor me pjesmarrjen e mjekut ligjor, psikologut, ekspertit kriminalist dhe ka filluar kryerjen e veprimeve proceduriale për dokumentimin e kësaj ngjarje.
