Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz në ditën e dytë të qëndrimit në Tiranë ka vizituar Akademinë e Policisë, një shkollë e ndërtuar me financim të BE.
Pas kësaj vizite, Schulz pritet të takohet me kreun e PD, Lulzim Basha dhe më pas në orën 11:00 do të mbajë një fjalim përshëndetës në Parlamentin e Shqipërisë dhe në orën 11:45 do të ketë një takim informues me Ambasadorët e BE në Tiranë.
Një ditë më parë Presidenti i PE, zhvilloi takim me Kreun e Kuvendit Ilir Meta, Presidentin Nishani dhe Kryeministrin Rama duke dhënë mesazhe për një reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi.
