Fuqitë e mëdha arrijnë marrëveshje me Iranin

anazapta

Një marrëveshje për kufizimin e programit bërthamor të Iranit për heqjen e sanksioneve është arritur gjatë bisedimeve në Vjenë, raporton BBC.

Sipas marrëveshjes, inspektorët nuklearë do të monitorojnë programin e Iranit por vizita nuk do të jetë automatike.

Gjashtë fuqitë e mëdha përfshirë SHBA-të, Rusinë dhe Britaninë kanë negociuar me Iranin prej vitesh.

Grupi i ashtuquajtur P5+1 (SHBA, Britani, Francë, Kinë dhe Rusi plus Gjermani) kërkonin të siguroheshin që Irani nuk mund të ndërtojë armë nukleare.

Irani, që kërkon heqjen e sanksioneve, ka insistuar se program nuklear është për qëllime paqeje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *