Analiza / Superliga ofron cilësi në merkato

redaktor

Largimi i Amir Rrahmanit drejt Rijekës, Elis Bakaj drejt Hapoel Ranana dhe tashmë ofertat për Arbnor Fejzullahun mund të ulin disi cilësinë e skuadrave shqiptare, në pritje për të gjetur elementët e duhur që do të mbulojnë këto boshllëqe.

Por këto largime apo ofertat edhe ndaj futbollistëve të tjerë, si Realdo Fili dhe Pero Pejic janë treguesi më i mirë dhe një përgjigje për të tërë skeptikët se futbolli shqiptar prodhon lojtarë të cilët synojnë të vijojnë karrierën në kampionate më të fortë.

Për një kampionat si i yni, ku skuadrat ende nuk janë të organizuara si biznese private të nxjerrësh 3 apo 4 futbollistë që kërkohen nga skuadra të nivelit më të lartë është një sukses.

I pari që u largua ishte mbrojtësi i Partizanit, Amir Rrahmani dhe më pas fantazisti i Tiranës, Elis Bakaj. Dy largime menjëherë sapo u mbyll kampionati, çka tregon se me lojën e tyre gjatë edicionit të shkuar kanë bindur drejtuesit e skuadrave tek të cilat janë afruar. Tashmë në gjurmët e tyre janë edhe mbrojtësi tjetër i Partizanit, Arbnor Fejzullahu që kërkohet në Serinë A si dhe sulmuesi Pero Pejic, i cili mund t’i bashkohet Bakajt në aventurën izraelite.

Së fundmi në drejtim të Kroacisë ka udhëtuar edhe Realdo Fili që do të provohet tek skuadra e RNK Split, aty ku luan edhe Sokol Cikalleshi.

Nga Flamurtari pritet të largohet mesfushori Erjon Vucaj që ka arritur marrëveshjen me Podzbedkidzie të Polonisë. Deri tani në total janë 6 futbollistë që do të largohen, 2 prej të cilëve kanë zyrtarizuar transferimet dhe ky konsiderohet një numër i madh për një kampionat si Kategoria Superiore.

Futbolli shqiptar prodhon kualifikime në Europë, por edhe futbollistë për kampionate elitare, që në të ardhmen mund të jenë pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares Kuqezi.

Share This Article
2 Comments
  • Cfare mufkash thoni o te mjere?
    Po te gjithe keta futbolliste jane kosovare apo maqedonas e jo prodhim i FSHF-se se Dukes!
    Ku i keni ekipet zinxhir te klubeve,ku i kane fushat e stervitjes,po traineret qe shumica jane karrociere,hidraulike,agronome etj me keta do nxirrni talentet ju???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *