Apeli lë në fuqi vendimin për sekuestro ndaj kompanive të Françesko Beketit

redaktor

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron ndaj kompanive të Francesko Bechetit, me akuzën e pastrimit të parave. Më herët, Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur që pasuritë e Bechetit të sekuestroheshin.

Mbi këtë vendim, Prokuroria e Tiranës sekuestroi rreth një muaj më parë, 60% të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”, shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”, si bllokon llogari bankare të tyre në banka të ndryshme, të gjitha të administruara nga shtetasit Francesco Beccheti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini, të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në një skemë gjigande pastrimi parash, e cila arrin në miliona euro.

Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, pas një hetimi të nisur në vitin 2014 në bazë të materialit referues nga ana e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka siguruar deri më tani prova të mjaftueshme për të krijuar dyshimin e arsyeshëm se personat e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve tё kryer nё bashkëpunim dhe mё shumё se njё  herё”  dhe  “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 186/2 dhe  287 të Kodit Penal.

Francesko Becheti është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ana e policisë shqiptare pasi ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *