Gjykata e Fierit ka dënuar me burgim të përjetshëm 19-vjeçarin Emiljano Yzeiraj, nga Aranitasi i Mallakastrës me akuzën e vrasjes me paramendim të 32-vjeçarit Jetmir Lazaj, baba i dy fëmijëve, nga komuna Hekal.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 13.01.2014, në Kalenjë të Mallakstrës, ku 19-vjeçari ka goditur tri herë me sëpatë në kokë 32 vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Shkak i vrasjes është bërë lidhja intime që autori i krimit makabër kishte me bashkëshorten e viktimës.
Prokuroria e Fierit kërkoi burgim përjetë për Edmond Yzeirajn, të cilin e akuzon për vrasjen me tri goditje sëpate të Jetmir Lazajt, të cilin e thërriste “budallai”. Në janar të 2014-s, kur iu vunë prangat, Yzeiraj dha tri versione të ndryshme. Në të parin, pretendonte se ishte në shtrat atë ditë kur 32-vjeçarin e gjetën pa jetë dhe më pas përmendi një “lidhje ndryshe” me viktimën dhe më tej u përfol ngacmim i një të afërmeje nga viktima.
Mirëpo, të gjitha provat që paraqiti Prokuroria e Fierit japin si motiv të vrasjes një lidhje dashurie mes Edmond Yzeirajt dhe Marsela Lazajt, gruas së viktimës. I riu 32-vjeçar nga fshati Koilaç i Rrethit të Mallakastrës, po kthehej për në shtëpi, duke ecur në këmbë në malin Goricë të fshatit Kalenjë të Mallakastrës.
Më parë ishte për vizitë te motra e tij, e martuar në fshatin Aranitas. Trupi i pajetë është gjetur nga një bari. Në vendngjarje është gjetur edhe një kafshë, me të cilin lëvizte viktima në kohën kur është vrarë.
