Hajdari: Vendimi i CAS i pakthyeshëm, Shqipërisë nuk i hiqen 3 pikët

Dita

Tre pikëshi i dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Luzanë ka sjell pa diskutim gëzim të madh në të gjithë Shqiptarinë, edhe pse ka krijuar pështjellim e paqartësi lajmi se Federata Serbe do ta apelojë vendimin në Gjykatën Supreme Federale Zvicerane. Një detaj i tillë ka krijuar dyshimin se në këtë shkallë mund të ndryshojë vendimi i CAS, por hipoteza është e pavend dhe arsyet se përse dicka e tillë nuk ka gjasa të ndodhë i shpjegon vetë avokati i FSHF Artan Hajdari.

“Vendimi i Gjykatës Sportive në Luzanë është i formës së prerë dhe këtë e tregon renditja në UEFA që ka vendosur Shqipërinë në 10 pikë përkrah Danimarkës. Gjykata Federale Zvicerane meret vetëm me anën proceduriale të cështjes dhe ka si rregull që dicka e tillë duhet bërë”, shprehet Hajdari. 

Më pas duke treguar një mori shembujsh të cështjeve me të cilat meret kjo gjykatë, Hajdari i mëson sërish faktit që vendimi është i pakthyeshëm, duke kërkuar të qartësojë të gjithë opinionin sportdashës dhe jo vetëm, por mbi të gjitha uron që ky 3 pikësh të vlejë moralisht për skuadrën në prag të sfidës decizive me Danimarkën.

“Dua të qartësoj edhe një herë se vendimi është i formës së prerë dhe nuk ka asnjë shans që të kthehet ky vendim. Si pjesëtar i komitetit ekzekutiv në FSHF shpresoj që ky 3 pikësh të jetë një ogur i mirë dhe të ngrejë moralisht skuadrën, pasi në Shtator ka një ndeshje decizive me Danimarkën. Të shpresojmë për një rezultat pozitiv aty dhe të shkojmë më pranë ëndrrës që është pjesëmarja në Francë 2016″, tha ai.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *