Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtëm Hashim Thaçi u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikolaos Kotzias, me të cilin kanë folur për bashkëpunimin e dy vendeve.
Me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Thaçi ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, për perspektivën europiane dhe përkrahjen e Greqisë dhënë anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe për përshpejtimin e hapjes së zyrës së Kosovës në Athinë.
Gjithashtu, pjesë e bisedës së tyre ishin edhe marrëdhëniet e mira me fqinjët në rajon, dialogu me Serbinë dhe marrëdhëniet me BE-në.
“Kosova tashmë është konsoliduar mjaft mirë si shtet dhe ka ndërtuar raporte shumë të mira me shtetet fqinje në rajon. Së shpejti presim të përfshihemi në marrëdhënie kontraktuale edhe me Bashkimin Europian, duke nënshkruar MSA-në dhe duke marrë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave. Kurse, në nivel global, Kosova vazhdon të jetë anëtare aktive e koalicionit global kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi.
Thaçi dhe homologu i tij grek, Kotzias, kanë biseduar edhe për marrëdhëniet bilaterale, ku Greqia është përfaqësuar nga ambasadorë që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për Kosovën.
Ministri grek tha se vendi i tij do ta mbështesë Kosovën në anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, siç janë Interpoli dhe UNESCO-ja.
Edhe pse i pyetur nëse do ta njohë Greqia pavarësinë e Kosovës, ai nuk dha përgjigje të prerë, megjithëse konfirmoi mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën në integrimet euroatlantike

Greku do ta njofe Kosoven ? Ju genjen mendja ata do ta njofin Kosoven kur te kerkojne falje per sa kane bere ne Bosnje dhe Kosove
Nje manover banale greke per te shkeputur ndonje favor (detin?) nga qeveria shqiptare.
Kujdes nga kali i Trojes! Jane te rrale greket e sinqerte, por keta nuk gjenden as ne politike e as ne grigjen e kishes greke.