Edhe pse marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë cilësohen nga të dy shtet si të shkëlqyera, ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos shprehet se nacinalizimi shqiptar, ka ndikuar në këto marrëdhënie. Në një intervistë për gazetën më të madhe greke Kathimerini, Avramopulos i pyetur nëse ka dritë në fund të tunelit në marrëdhëniet Shqipër-Greqi, ka deklaruar:
“Kur të ulë flamurin e populizimit dhe nacionalizimit, fusha e komunikimit për në është e hapur. Ky është mesazhi i qartë i Europës. Rajonit tonë – dhe kjo varet nga ne ? i është bërë thirrje që të shkkëputet nga Ballkani i së shkuarës. Udhëheqësit të cilët e kthejnë vendin e tyre në të kaluarën, duke i larguar qytetarët nga perspektiva europiane, mbajnë përgjegjësi”, ka thënë ai.
Për shkak të deklaratave nacionaliste të ardhura nga Shqipëria, ministri Avramopuls anuloi vizitën e tij në Shqipëri të planifikuar në kuadër të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.