Skënderbeu e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në Ligën e Kampionëve. Skuadra korçare ka mposhtur 4-1 skuadrën irlandezo-veriore të Crusaders në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të këtij kompeticioni.
Në këtë mënyrë, Skënderbeu siguron më shumë se gjysmën e biletës për në turin tjetër. Kjo është fitorja më e thellë që Skënderbeu ka bërë në historinë e tij në kupat e Europës.
Një meritë të veçantë për këtë ka sulmuesi kuqezi, Hamdi Salihi, i cili shënoi dopietë në debutimin e tij me fanellën e Ujqërve të Dëborës. Skënderbeu e nisi ndeshjen me vrull dhe ishte në kërkim të golit që në minutat e para. Berisha depërtoi mjaft bukur në krahun e majtë dhe dha një asist për Nimagën, i cili i gjendur te pika e 11-metërshit nuk e pati të vështirë të kalonte skuadrën në avantazh në minutën 15’.
https://www.youtube.com/watch?v=xPR6AUfyD1g

urime
dy figura unison presidenti takaj dhe tranieri josa,shembull i bashkepunimit per pune te sinkronizuar e jo levizje pa kriter si behet te liga shqiptare,pa u dhene kohe per objektivat
fitore e pergatitur me inteligjence.
urime qytetaria korcare
urime korca , kujdes ne ndeshjen e kthimit dhe bravo cunave e stafit, ,
Urime Skenderbeut, por momenti i matjes se forces per kete ekip, ende nuk ka ardhur! Ne ndeshjen e radhes do shohim se sa vlera do shpalose, duke u ballafaquar me ekip te rangut te tij! Shpresoj te dale fitimtar!
Kete here eshte rasti qe Skenderbeu te beje histori: te marre pjese ne ndeshjet e grupeve te CHL. Suksese ekipit simpatik te Skenderbeut.