“Sëmuret” prokurori, shtyhet sërish seanca ndaj Dritan Dajtit

anazapta

Mungesa e prokurorit ka bërë që të mos mbahet seanca e parë në Gjykatën e Lartë për Dritan Dajtin, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve, i cili në këtë rekurs kërkon ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Prokurori Artur Selmani ka argumentuar mungesën e tij në Gjykatë me faktin se është i sëmurë. Në këto kushte seanca e radhë u vendos të mbahet më 16 shtator.

Në korrik të 2014-ës Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Dritan Dajtin me 4 burgime të përjetshme, nga një për vrasjen e secilit polic gjatë aksionit për kapjen e tij në vitin 2009, në zonën e plazhit në Durrës.

Share This Article
3 Comments
  • Te vazhdoje keshtu le ta zvarrisi derisa te aprovohet denimi me vdekje dhe ta varin ne litar ket qen bir qeni.

  • mendoj qe te parin perpara prokurorin…ka 7 vjet qe zvarritet,kurse po te kishte vjedhur energji elektrike do e denonin qe te nesermen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *