I nderuar lexues! Dhëmbeli është mal në kufirin midis rrethit të Gjirokastrës dhe atij të Përmetit, me pikën më të lartë 2050.7 m, në vargun malor Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë. Ka gjatësi rreth 10-12 km duke filluar nga Gryka e Këlcyrës në veri e deri tek Qafa e Dhëmbelit në jug. Shpati perëndimor është më i pjerrët se ai lindor. Kurrizi ujëndarës është i sheshtë, me rënie graduale drejt Grykës së Këlcyrës, i përpunuar nga dukuritë karstike. Mungojnë rrjedhjet ujore sipërfaqësore, por ka shumë ujëra nëntokësore, të cilat drenojnë nga Gryka e Këlcyrës, ku dalin 8-10 burime karstike në shtratin e Vjosës.
