Vargje të nënshkruara
Kapo Labi, Vlorë
Ditë, kërkohet një drejtor
S’gjendet dot u bënë dy vjet
Dhe po vunë një meteor
Pollua prapë nuk e mbështet.
More Pollo qukapiku
Mik i plakës llafazane
Një dekadë o lumë miku
TVSH-në e bëtë mejhane.
Populli paguan pare
Dhe kurrkush nuk e shikon
Me emisione skandale
Janë të gjithë për në pension.
TVSH-ja do reforma
Se përditë aty lenë nam
Me ca foka që gajasen
E çdo ditë ngjishen me dhjamë
Atje është frym’e kusarit
Qe e kishte bërë çiflig
Lehte natë e ditë zagari
Ish’ ekrani më i lig.
Ku janë gurrat popullore?
Jo porno me prapanicë!
Se topless e sumbullore
Ka te Klan-i me shumicë.
Miqtë e mi, ju bëj me dije, lexoni Ditën me hije! Nga Kapo Labi, Vlorë.
