SHËNIM: A do të rriten çmimet e kompanive celulare?

redaktor

Prej vitesh në treg operatorët celularë kanë ndërruar kahjen e tarifimit të minutave që përdorin brenda dhe jashtë vendit.

Madje ofertat sidomos të numrave më parapagesë janë bërë aq joshëse, saqë erdhi momenti që në shqiptarët që jetojmë këtu, të mund të komunikimin me familjarët tanë jashtë duke “ua mbyllur telefonin, e duke i marrë vetë ata”.

Dhe me një pagesë mujore me kosto minimale që çdo familje e përballon flitet këtej e matanë kufirit pa limit. Nëse kishte një diferencë minutash në tarifim brenda kompanive që opërojnë në vendin tonë dhe ajo është hequr nga një vendim i fundit i AKEP, duke e thjeshtuar kësisoj dhe komunikimin brenda vendit.

Por çfarë ndodh nëse dy shtetet Greqia dhe Italia kanë 5-fishuar tarifën që operatorët celularë duhet të paguajnë për minutë për thirrjet hyrëse? Në një llogjikë të thjeshtë, nëse ku vendim tashmë është marrë, kostot e kompanive celulare rriten.

Arsyetimi i biznesit do të thotë që kostoja do të shkarkohet tek konsumatori, ose kompanitë do të “rrudhin” fitimet e tyre, gjë që ka pak gjasa të ndodhë.

Pra kjo do të thotë që për të njëjtën sasi minutash që flitet aktualisht vlera që do të paguajë një përdorues celulari do të jetë disa herë më shumë, ose 5-fish më shumë të paktën për ato minuta që do të flasin me jashtë. Në kohën që një sërë çmimesh në tregun tonë vijojnë të rriten, konsumatori do të jetë i prirur për të hequr dorë nga kosto shtesë në buxhetin e tyre familjar.

Kjo do të thotë kërkimi i alternativave të tjera për të komunikuar me njerëzit e tyre jashtë vendit, e sidomos në këto dy shtete ku janë të përqendruar shumica e familjarëve të tyre. Sot është rritur aksesi në internet dhe burimet alternative të komunikimit.

Nga kompanitë celulare së bashku me minutat ofertë, vijnë dhe “giga byte”, apo siç mund të përdoret në gjuhën e thjeshtë të komunikimit kohë përdorimi internet nëpërmjet një aparati celular.

Nëse rritja e çmimit të tarifave në minuta do të ndodhë nga operatorët celularë, interesi për të mos humbur komunikimin e tanishëm do të jetë tek aksesi që këto kompani mund të vënë në dispozicion si përdorim interneti.

Nëse një i moshuar sot ka gjetur mundësinë e komunikimit nëpërmjet minutave, do të “detyrohet” të mësojë më shumë nga interneti që të flasë me të dashurit e tij.

Por dhe kjo duhet parë si mundësi, nëse operatorët celularë do të rrisin kohën e internetit, apo thjesht do të rrisin tarifat, apo do të marrin përsipër që kostot e vëna nga shtetet fqinje t’i mbajnë vetë duke ulur normën e tyre të fitimit.

Share This Article
5 Comments
  • hajdutria ndaje ketij populli qe quhen shqiptare nuk ka funde pasi na vodhen qe nga 2005 deri ne 2014 nepermjete ngritjes fiktive te cmimeve te ushqimeve si sheqer mill oriz makarona e vaje dhe skandali me ritja e madhe e gazite etij populli po i lozine lodren me te poshter pa meshire vetem ta rjepimn me ata pak leke qe marine si minimumi i jetes 200 dollare muaje ku ne botene demokratike dhe vendet qe na rethojne kaq lek mari qente dhe te gjitha keto poshtersira i bene bota nepermjete ketyrve politikanve hajdute e te poshter qe jane blere qe vete te jetojne e popullin ta zhdukin

  • Po pse, jane te ulta cmimet? Marrezite me te medha ketu ndodhin, ne Shqiperi, ku jetojme pa shtet dhe ligj!

  • Je Janar 2015 duhet te kishte perfunduar fushata e unifikimit te tarifave, por asgje nuk u degjua me per te.

    • O mavriiii!!! Jane unifikuar cmimet qe ne 1 Korrik. Se ke kuptuar akoma ti??? Ik mer nje numer Plus dhe do e kuptosh qe ky ka qene vendimi me i mire qe ka mare ndonjehere ndonje qeveri shqiptare….

  • O Edlira Shehu….Po te isha une kryerakdator i Dites,kete shkrum kaq foshnjor nuk do ta botoja.
    Duhet ti moj cupe te dish cfare jane,impulse,tarifa,sinjale,gigabyte…etj.
    Ne 2017 hiqet Roaming ne EU,pra Shqip do behet si Usa,nga N.York tlf Siatell pa kosto.
    Impulset jane ca llampa qe fiken e ndizen qe ska kinez ti numeroje,por kjo behet per arsye comerciale ose quhet VJEDHJE,sepse sinjali i celulareve ANTENAT si dhe wi-fi shpikur dhe patentuar nga Nikola Tesla,dhe vjedhur nga CIA u kthye nga FREE SIGNALE,ne BUSINES per te rrjepur Sklleverit neper bote.
    ……nuk mund te bejme leksione neper webe po shkrimi yt i Perseritur ne fakte pa fakte dhe i stergjatur pa arsye.
    Greqia dhe Italia nuk do te 5- fishojne tarifat me Albanian por me ZONAT O ZONJE.
    Pra ka zona 1-2-5 etj,nqs shqiperia hyn ne Zonen 70 ku eshte baraz me zimbavene ateher po do te paguaj 5 here me shume,por Kur Operatoret jane Europiane dhe cojne sinjal ne Eu pavaresisht se ne cfare zone ben pjese,kjo nuk aplikohet.
    Pra……merr njeher info dhe bej ndonje shkrim,qe dhe une si lexues i DITES ta vleresoj si info,ne te kundert…….shkrim pa bereqet ne dem te DITA-S.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *