Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot në Kuvend Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias me të cilin biseduan mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimeve në rajon.
Kryetari i Kuvendit Meta i uroi mirëseardhjen në Tiranë Ministrit të Jashtëm të Greqisë Kotzias dhe duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si shumë të mira në të gjitha nivelet, theksoi se e ardhmja e bashkëpunimit greko-shqiptar është shumë e rëndësishme për tërë rajonin.
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias vlerësoi lidhjet e forta që ekzistojnë mes Greqisë dhe Shqipërisë si dhe miqësinë e vjetër mes dy popujve, duke nënvizuar se në interes të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, Greqia ka vullnetin për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të mbetura.
Kotzias rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e plotë të Greqisë për avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe nënvizoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal, ku faktori shqiptar ka një domethënie të veçantë. Në këtë kuadër u theksua se forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar ka një rëndësi të veçantë.
Kryetari i Kuvendit Meta vlerësoi gjithashtu vullnetin e Greqisë për t’i parë pozitivisht çështjet e trashëguara nga e kaluara dhe shprehu mirënjohjen në mënyrë të veçantë për qëndrimin dhe përqasjen realiste të Greqisë ndaj Kosovës, si një kontribut për sigurinë e stabilitetin rajonal.
Në përfundim të takimit u shpreh vlerësimi i përbashkët për urën e fortë lidhëse që përfaqëson minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi.

ti deri dje the do perdorim veton per ne b.e per albanine.
Ky geku genjen ,njelloi si te paret e tij, Genjen kur thote nuk ka ligj lufte midis grekut e neve ,Genjen per mareveshjet qe do te arrijme ,ai don vetem synimet e veta qe pastaj ti firmose si mareveshje ,Pytjes rreth Camerise nuk ju pergjigj fare ,duke nenkuptuar se ceshtja came nuk ekziston ,Greku eshte grek ,kur ja ka hedhur europes ne nuk na llogarit,Ai keto dite ka ardhur vetem te firmose gllaberimin e detit sipas deshirave te tije si dhe te miratoje ndertimin e varrezave greke ne korce,vlore ,kelcyre ,elbasan ,diber ,kukes ,shkoder ,kruje etj,etj,etj, sikur te gjithe grekerit kane lindur ne greqi e kane vdekur ne Shqiperi ,hajde injorance greke hajde ,