Drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato, shpreh bindjen se me projektligjin e ri që pritet të miratohet në vjeshtë në Kuvend, do të marrë fund edhe kalvari i procesit të kompensimit të pronarëve.
Qato shpjegon në një intervistë për Tema Tv se projektligji i ri vjen në mbështetje të pronarëve duke deburokratizuar të gjithë procesin e deritanishëm në administrimin e të gjithë veprimtarisë dhe marrëdhënies midis publikut dhe agjencisë.
“Një pjesë të madhe të barrës së provës e merr tashmë shteti nëpëmjet AKKP-së, aktualisht sot, por që do të transoformohet nesër në një agjenci të quajtur për Trajtimin e Pronës. Kjo agjenci, do të ketë atribute të atilla ku mund të rregullojë bashkërendimin ndërinstitucional, në mënyrë që të mund të realizojnë një vendimmarrje të procesit të mbetur pezull, në një kohë sa më të shkurtër të jetë e mundur. Formula me të cilën do të mund të përfitojnë pronarët nga kompensimi i pronave të tyre apo i vendimmarrjes që ata gëzojnë dhe e kanë ende të paekezekutuar, përqendrohet në dy elementë kryesorë. Së pari, në momentin e shpronësimit të tokës dhe të zërit kadastral që ka pasur toka në atë moment, pra në çastin e shpronësimit, dhe së dyti në trajtimin e barabartë të këtyre vendimeve me një harte të unifikuar të vlerës së pronës, që do të jetë ajo e cila do të jetë në fuqi në momentin kur do të miratohet ligji i ri”, thotë Qato.
Drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave shpjegon se kush ka patur tokë bujqësore në momentin e shpronësimit të pronës do të kompensohet si tokë bujqësore me çmimin e hartës së vlerës së tokës, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit. “Ashtu sikurse kush ka pasur tokë truall do të kompensohet me hartën e vlerës së sotme të hartës truall. Ndërsa një kategori vëndimesh prej rreth 2530 për qind të këtyre vendimmarrjeve përfaqëson një kategori e cila preket nga kjo reformë, për shkak se kanë pasur toka bujqësore dhe kategori të tjera tokash në momentin e shpronësimit që sot janë truall”.
Por nuk do të jetë vetëm kompensimi financiar si alternative për ezaurimin e procesit të kompensimit, por do të jetë edhe kompensimi fizik, alternativë.
“Kemi krijuar instrumenta të reja siç është realizimi i ankandeve për shpërndarjen e fondit fizik, për kompensimin fizik të pronarëve, ku pronarët do të kenë përparësi për
të marrë pjesë, për të konkuruar për përfitimin e këtij fondi. Ne kemi zbatuar një parim që është rendi kronologjik i vendim marrjes më të vjetër të konuruesve në ankand. Dhe në qoftë se ankandi do të dështojë, në dy faza e para me pjesëmarrjen e pronarëve, do të shkojë në një ankand publik në të cilin do të marrin pjesë të gjithë të interesuarit dhe
vlera ekonomike që do të përftohet nga ky ankand do të shkojë direkt në fondin buxhetor për kompensimin e pronarëve”, thekson Sonila Qato.

EH MOJ SHOQJA E BYROSE.
O MILET.
EDI RAMA I MBLODHI 40,000 HEKTARET E FUNDIT QE MBETEN PAS GRABITJEVE QE U BENE ENVER HOXHA, SALI BISHA, FATOS NANO DHE ILIR MUTI,
DHE NGARKOI ARBEN AHMUTIN QE TI SHESE KETO (DMTH TI BLEJE VETE PER 2 LEK)
ME KOCKAT QE VENDOS ARBEN AHMUTI TE HEDHE NE BUXHET, DO TE KOMPENSOHEMI NE.
PERSE MORE KRIMINEL, NUK NA I JEP TOKE DHE PRONA, SIC NA I MORI SHTETI, POR DUHET TI SHESE ARBEN AHMUTI DHE NE TE MARRIM TE GJ…..
DO TE PAGUASH ME KOKE PER KETO KRIME.
Zonja Qato nje zonje e vertete dhe profesioniste e shkelqyer qe duhet pergezuar per punen shume te mire qe ka bere ne krye te AKKP
te pakten mos u tallni tani mbas 25 vjetesh token shoqe do e kompesosh me cmimin e tregut cash cdo pronari.nuk cakton ti se si do kompesohen pronaret, sepse ke konflikt interesi me pronaret, pasi e keni shkerdhyer pronen private beni si shpetimtare te grabitjes me dhune ne kapitalizmin skipetar