Presidenca turke: Pretendimet e revistës, “Focus”, të rreme

Dita

Presidenca e Republikës së Turqisë ka përgënjeshtruar nëpërmjet një komunikate pretendimet e revistës gjermane “Focus”.

Pretendimet se “në Gjermani po mblidhen informacione në emër të Presidentit Recep Tayyip Erdogan”, që zunë vend në një artikull të revistës “Focus”, janë “produkte imagjinare”, thuhet në deklaratën e publikuar sot nga Presidenca turke.

Duke nënvizuar se pretendimet e hedhura për Presidentin Erdogan janë “hidhëruese”, komunikata e Zyrës për Shtyp të Kompleksit Presidencial të Republikës së Turqisë ka përgënjeshtruar katërçipërisht edhe pretendimet se qytetarët me origjinë turke, të cilët jetojnë në Gjermani, bëjnë agjenturë në emër të Turqisë në këmbim të reduktimit të kohëzgjatjes së shërbimit të detyruar ushtarak.

E përjavshmja “Focus” kishte hedhur pretendimin se një turk, që vuan dënim me burg në Gjermani, mblidhte informacione në emër të Presidentit Erdogan.

Share This Article
1 Comment
  • Rexhepit i eshte mbushur mendja se mund te jete faktor ne politiken nderkombetare ai mund te jete aktor dhe faktor vetem me popullin e tij qe po e trajton si delet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *