Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Kotzias, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri, në kuadrin e një turi në disa prej vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Biseda u përqëndrua rreth zhvillimeve të fundit në Greqi, marrëdhënieve dypalëshe si dhe bashkëpunimit rajonal.
Presidenti Nishani theksoi se po ndjek me vëmendje zhvillimet në Greqi, dhe se shpreson që kjo situatë e vështirë të kapërcehet sa më shpejt. Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj vizite për intensifikimin e dialogut dhe marrëdhënieve mes dy vendeve, Kreu i Shtetit evidentoi rëndësinë që ka avancimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe zgjidhja e të gjitha çështjeve që qëndrojnë në agjendën e ngjeshur dypalëshe.
Duke u ndalur në çështjet e agjendës dypalëshe, Presidenti Nishani ripërsëriti kërkesën për abrogimin e Ligjit të Luftës në Parlamentin grek, ku edhe pse palët kanë rënë dakord se përbën një absurd e nulitet politik, ai mbetet një akt ligjor i pashfuqizuar.
Duke vlerësuar vullnetin e mirë dhe zgjidhjen e çështjes së toponimeve, Kreu i Shtetit theksoi se po kjo frymë pozitive që buron edhe nga Traktati i Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit mes dy vendeve tona, duhet reflektuar në të gjitha çështjet e hapura të agjendës sonë dypalëshe. Në këtë kontekst, Presidenti ngriti dhe shqetësimin e komunitetit çam në lidhje me mohimin e të drejtave të tyre, përfshirë ato pronësore, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por edhe duke konsideruar se kjo do të çlironte energji tejet pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Lidhur me bashkëpunimin rajonal, Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria është e interesuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe do të vijojë të jetë e angazhuar dhe me përkushtim të japë kontributin e saj në dobi të fqinjësisë së mirë dhe bashkëjetesës mes të gjitha vendeve e popujve të rajonit. Presidenti Nishani e vlerësoi si një shenjë shumë të mirë dhe pozitive vizitën e Ministrit të Jashtëm të Greqisë në Kosovë, duke mirëpritur dhe hapjen së afërmi të Zyrës së Kosovës në Athinë.

ky eshte presidenti më pun prishës.më keq nuk ka.kur erdhi në fillim patëm besim më pas kur erdhi qeveria e re na la për të deshiruar.më vjen keq z.president por jeni një sahanlëpirës i saliut
ALLAHU EKBER.