Parlamenti francez miraton paketën e ndihmës ndaj Greqisë

Dita

­Parlamenti francez mbështeti pothuajse unanimisht fillimin e bisedimeve me Greqinë për një paketë të tretë ndihme, ashtu siç u ra dakord nga ministrat e eurozonës në Bruksel, në fillimjavë.

Dhoma e Ulët e parlamentit, thënë ndryshe Asambleja Kombëtare, zhvilloi një debat me iniciativë të Partisë Socialiste në pushtet. Në këtë votim, 412 deputetë votuan pro mocionit të sjellë nga kryeministri Manuel Valls, në ndërkohë që 69 votuan kundër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *