Një numër i madh këngëtarësh nga Kosova pritet të arrestohen, pasi akuzohen për shmangie të tatimeve.
“Express” shkruan se tashmë janë marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarve këngëtarët Sinan Vllasaliu, Naim Abazi dhe Mihrije Braha, Ramadan Krasniqi, Nysret dhe Afrim Muçiqi.
Pjesa më e madhe e këngëtarëve ka javë që janë marrë në pyetje nga policia, nën dyshimin se i kanë ikur tatimeve në vlerë prej mbi 200 mijë euro. Ata janë marrë në pyetje nga zyrtarë të lartë të Administratës Tatimore, të cilët kanë konstatuar se ata në mënyra të ndryshme u janë shmangur tatimeve. “Express” shkruan se hetimet kanë javë që kanë filluar, ndërsa prokurori i çështjes është Atdhe Dema.
“Sinan Vllasaliu, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, Ramadan Krasniqi, Nysret dhe Afrim Muçiqi tashmë janë marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarve. Ata dyshohet se e kanë shkelur nenin 313 të Kodit Penal – Shmangie nga Tatimi”, mëson “Express”.

Jo vetem kta emra qe i keni botu por te gjithe kengtaret jane ber milionera dhe matrapaz ,drogagji dhe merkush prej tyre nuk pagun tvsh.
Fajet per kta qe kane ber lem i ka dijaspora.
Para lufte na ka mjel LDK dhe Vendlindja thrret pas lufte po na mjel estrada .
Pra ne dijaspora trajtohemi si lop!!!
Kushi me zorr nuk ju shtin mi ngu
Mire tjua bejne korrakeve kosovar.