Cila është ndenjësja më e sigurt në një avion?

Ornela

Në momentin kur hipën në një avion, shpesh herë lind pyetja se cila do të ishte ndenjësja më e sigurt në rast aksidenti. Një hulumtim i revistës “Time”, i përgjigjet kësaj pyetjeje.

Studimi tregon se pjesa e pasme e avionit ka normën më të ulët të vdekshmërisë (32%) në rast aksidenti, ndërsa zona e mesit ka një normë prej 39% dhe e përparmja 38%.

Hulumtimi është kryer pas analizimit të 17 aksidenteve ajrore mes viteve 1985 dhe 2000, duke përdorur bazën e të dhënave të aksidenteve ajrore të Administratës Federale të Aviacionit në SHBA.

Statistikisht, udhëtimi me avion është shumë i sigurt, në qoftë krahasohet me mjete të tjera si makina, apo motoçikleta.

Pra, ndërsa mundësia për të vdekur në një aksident me makinë është 1 në 112 (1 në 900 në rastin e motoçikletave) në avion është vetëm 1 në 8000.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *