Të rikonfiromohet si golashënuesi më i mirë i Serisë A dhe të fitojë një trofe me Interit këta janë dy objektivat kryesorë të Mauro Icardit për sezonin e ri. Roberto Mancini e ka vendosur 22-vjecarin argjentinas në qëndër të projektit të tij dhe ringritja e Interit mund të nisë nga pikërisht nga Icardi. Maurito sic e thërrasin me përkëdheli tifozët zikaltër është gati për të ndërrmarrë hapin e madh.
” Unë kam bindjen që po lind një Inter i madh , me ndihmën e tifozëve besoj se mund të shkojmë larg dhe mund ti bëjmë të gjithë të lumtur. Objektivat? Për një sulmues objektivi parësor është gjithmonë të shënojë sa më shumë gola dhe të ndihmojë skuadrën, por nëse më pas arrimë të fitojmë kampionatin ose Kupën e Italisë do të ishte dicka fantastike dhe akoma më e bukur”.
Me largimin e Carlos Tevez nga Juventusi Icardi shikohet nga të gjithë si sulmuesi më i mirë që luan në Serinë A. Megjithatë talentit argjentinas nuk i pëlqejnë të tilla etiketime pasi ai dëshiron ti tregojë vlerat e tij në fushë. 22-vjecari dha një mendimin edhe për blerjen më të rëndësishme të Interit në merkato mesfushorin francez Goeffrey Kondogbia.
” Unë sulmuesi më i fortë i Serisë A pas largimit të Tevez? Jo sepse ka edhe shumë të tjerë, gjithsesi e sigurtë është që pa Carlosin kam një rival më pak në garën për këpucën e artë. Kondogbia? Është shumë i zoti, e sigurtë është që do ta na japë një dorë për të bërë paraqitje sa më të mira”.
Icardi falenderoi edhe Mancinin që aktivizon në një pozicion të ndryshëm nga trajnerët e tij të mëparshëm, por më të përshtatshëm për të.
” Trajnerin dua ta falenderoj shumë sepse më vendos në një pozicion disi më larg portës në të cilin unë mund të shërbej edhe për shokët e skuadrës dicka që nuk e bëja më parë. Mancini ma kërkoi një gjë të tillë që ditën e parë dhe me kalimin e muajve jam përmirësuar ndjeshëm. Tani jo vetëm që shënoj por u jap mundësi edhe lojtarëve të tjerë të ekipit për ta bërë një gjë të tillë”.
