Video propagandistike e ISIS kërkon krijimin e kalifatit ballkanik

Dita

Video e re, e cila u publikua në You Tube, e titulluar “Put Halifa,’ që në Bosnjakisht do të thotë “Rruga e Kalifatit,” thërret për krijimin e një kalifati në Ballkan, dhe mbi të gjitha në Serbi.

Video nuk gjendet më në YouTube sepse llogaria ku ishte postuar është mbyllur. E njëjta llogari më parë kishte publikuar një seri videosh që glorifikonin ISIS dhe thërrisnin për luftë të shenjtë dhe Islam radikal.

Video më e fundit e cila fillonte me citime nga Kurani, vazhdonte në formën e një poezie.

“Njerëz nga Ballkani ngazëllehuni sepse ditë më të mira po vijnë. Myslimanët po vijnë, ne jemi kalifati Islamik.,” thuhej në strofkën e parë.

Autori i panjohur më pas thërret për pushtimin e Serbisë, ndërkohë që vendet e tjera tregohen në shënjestrën e një snajperi, të mbuluara me flamurin e zi të ISIS.

Autori thërret për aktivitet terrorist në Bosnje, Kroaci, Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi dhe Maqedoni, duke premtuar që demokracia në këto vende do të shtypet dhe ligji i sheriatit do ta zëvendësojë.

Në fund, një kërcënim me vdekje i drejtohet presidentit Amerikan Barack Obama me fjalët: “Gëzohu dhe ti Obama, fitorja është e jona, ne jemi bijtë e Islamit, ne jemi kalifati islamik.”

Policia në Serbi nuk ka komentuar mbi autorët e videos, autenticitetin e saj dhe nëse përbën rrezik.

Megjithatë; Zoran Dragisic, profesor në Fakultetin e Sigurisë në Universitetin e Beogradit, u shpreh se kërcënimi terrorist në Ballkan ishte real.

“Terroristët kanë rrjetet e tyre në Ballkan dhe asnjë nuk mund ta hedhë poshtë mundësinë që një sulm terrorist mund të ndodhë në vendet e sipër përmendura,” Dragisic tha.

Ai tha që qëllimi videos ishte të shpërndante propagandë radikale islamike dhe të trembte njerëzit e thjeshtë në Ballkan.

Në qershor, një video tjetër e postuar nga ISIS i bënte thirrje luftëtarëve në Ballkan ti bashkoheshin radhëve të saj – dhe për simpatizantët që të vrisnin dhe helmonin të pafetë ne vendet e tyre.

“Ata nga ju që nuk mund të vinë këtu, luftoni atje. Luftoni kundër tyre atje. Në qoftë se keni mundësi vendosni eksplozivë poshtë makinave të tyre. Në qofte se keni mundësi merrni helm dhe vendoseni në pijet dhe ushqimet e tyre. Vritini në çdo vend, ku mundeni, në Bosnje, në Serbi dhe Sanxhak,” një luftëtar në pamje me origjinë nga Bosnja, që e quan veten Salahuddin Al-Bosni, thotë.

Pasi video u publikua vendet e rajoni ngritën nivelin e sigurisë dhe morën masa parandaluese kundër rrezikut të një sulmi terrorist.

Ekspertët shprehen që një bashkëpunim më i ngushtë ndërmjet agjencive të sigurisë në rajon është i nevojshëm, përfshirë komunikim të vazhdueshëm më agjenci globale të inteligjencës.

Sipas një studimi të qendrës së Luftimit të Terrorizmit në akademinë West Point në SHBA, midis 200 deri në 600 xhihadistë nga Ballkani kanë shkuar në Siri që nga viti 2012, kryesisht nga Bosnja, Serbia dhe Kosova.

Vendet myslimane të Ballkanit si Bosnja, Kosova dhe Shqipëria janë qendrat kryesorë të rekrutimit të radikalëve islamikë. Vendet e tjera të rajonit shërbejnë kryesisht si tranzit.

Share This Article
11 Comments
  • Nji grup krimenelash qe ne emer te islamit dhe te furnizu nme armatime amerikane po masakrojn popujt ,nuk duhet tu lejohet qe te bejne propabande ne shtyp.
    Perse duhet te botoni dhe ribotoni harat te tilla te neveritshme??

    • Jam dakort me ty KATHERINA DIE GROSSE,

      duke i ribotuar keto lajme eshte njesoj sikur te besh propoganden e tyre.

  • Dhe kur shikon nje tufe MJEKRROSHESH me pantallona trecerekshe neper Tirane,te vjen per te VJELLE!
    Cfare lidhje ka feja me MJEKRRAT dhe PANTALLONAT???
    Keto jane uniforma militare e jo fetare!!

  • Isis
    Pranvera Arabe
    Partia Komuniste
    Revolucioni i Kuq
    Al qaeda…….rrenjet dhe berthama i kane ne Usa.
    Te pakten keshtu thone historite…..dhe gojet e liga.

  • Jane shtuar shume keta me mjekra te zeza, riparojne celulare, shesin sallam hallall, me pantallona trecerekshe dhe me sandale, sa here i shikoj, asnjehere nuk ma mbushin mendjen qe jane shqiptare, ketyre te palareve u duhet treguar vendi sa nuk eshte vone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *