Shkëlzeni viziton prindërit, Armina e pret në makinë

Dita

Pasdrekën e djeshme, teksa Tirana ishte në qetësinë e festës së Fitër Bajramit, Shkëlzen Berisha ndaloi për disa çaste në apartamentin e prindërve, ndoshta për t’i përshëndetur para nisjes për rrugë.

Me çanta në dorë, djali ish­kryeministrit Sali Berisha zbriti nga makina e tij tip “BMW” dhe u ngjit për disa minuta në pallatin ku banon familja e tij.

Ai ishte i shoqëruar nga e dashura, bukuroshja Armina Mevlani, e cila priti në makinë, meqë qëndrimi do të ishte i shkurtër, raporton BW.

Si djalë xhentil, i biri i deputetit të Partisë Demokratike e la ndezur makinën që Armina të priste nën fresikë e kondicionerit, meqë këto ditë termometri në kryeqytet ka shënuar gati 40 gradë.

Share This Article
7 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *