Ekonomia në stanjacion apo në regres?

redaktor
Kryeministri, Edi Rama, ministrat, ai i Financave, Shkelqim Cani dhe ai i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes, Arben Ahmetaj, gjate aktivitetit, ku u prezantua kompania britanike "Crown Agents" qe u kontraktua per asistimin ne punen e doganave shqiptare.

Ekonomia shqiptare në rastin më të mirë është në stanjacion e në rastin më problematik ajo ka hedhur hapa pas. Gjatë kësaj kohe është folur për një sërë projektesh, ligjesh, reformash që janë ndërmarrë, por ato kanë mbetur ende larg reflektimit në ekonominë reale.

Mbledhja e të ardhurave në buxhet vijon të mbetet larg realizimit. Tatimet dhe doganat nuk po ia dalin dot dhe tashme e pranojne edhe vetë dështimin. Vetëm para pak ditësh u kritikuan ashpër nga Ministri i Financave, duke e konsideruar situatën si të patolerueshme.

Treguesit e vetëm që po ecin mirë në “mbushjen” e buxhetit janë ato të mbledhjes së të ardhurave nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

FMN thotë se nevojitet konsolidim fiskal, tezë që është ndeshur dhe në raportin më të fundit të Komisionit Europian, ku theksohet se financat tona janë të brishta e ku borxhi publik nuk mban më.

Po kështu Instituti i Statistikave tona flet për një rënie të konsumit në këtë periudhë, por duke pretenduar se ekonomia jonë do të ecë sipas parashikimit në fillim të vitit.

E vëteta është që degë të rëndësishme të ekonomisë po vijojnë të shënojnë deficite në të ardhurat e tyre. Investimet vijojnë të jenë nën potencial, ku e vetmja dritë jeshile shihet projekti TAP.

Tregu vijon ndërkohë të ketë mungesë të qartë likuiditeti.

Paratë e qarkulluara jashtë bankave

Fushata zgjedhore për pushtetin lokal ka një muaj që ka përfunduar. Siç është reflektuar sa herë që ne kemi zgjedhje, edhe këtë vit nuk munguan investimet elektorale, por më së shumti në para të qarkulluara jashtë sistemit bankar.

Kjo konstatohet dhe në një vlerësim të fundit të Bankës së Shqipërisë, sipas të dhënave zyrtare të së cilës paraja kesh në ekonomi shënoi në dy muajt e fundit një nga rritjet më të forta ekonomike.

Paraja në qarkullim në vendin tonë sipas këtyre të dhënave ishte 5.4 miliardë lekë gjatë muajit maj dhe 5.1 miliardë të tjera në qershor, me një total prej 10.5 miliardë lekë.

Në një kohë normale do të konsiderohej si një gjenerim parash për ne, që do të thoshte më shumë mundësi në treg.

Por kjo nuk është parë e reflektuar në investime konkrete apo zgjerim aktiviteti të biznesit; kjo para sipas gjithë treguesve historikë është përdoruar nga forcat politike gjatë fushatës elektorale.

Ministri i Financave, Shkelqim Cani dhe kryeministri Edi Rama
Ministri i Financave, Shkelqim Cani dhe kryeministri Edi Rama

Pra edhe një tregues pozitiv nuk është reflektuar në ekonominë reale.

Kreditimi i ekonomisë

Sipërmarrja private vazhdon të qëndrojë larg bankave për kreditim. Edhe ulja e kredive me probleme në gjashtë muajt e parë të vitit ka qenë e luhatshme, ka patur muaj që është ulur e ka patur muaj që ka mbetur në vend.

Nga ana tjetër megjithë lehtësimin e kushteve të kredive, ndërhyrjen e Bankës Qendrore për të lehtësuar kushtet e marrjes së kredive nga bankat e nivelit të dytë, biznesi ka qëndruar larg kredive.

Kjo do të thotë më pak besim për të investuar, duke qëndruar brenda kuadrit të tyre të deritanishëm, dhe më pak të orientuar për të ndryshuar mundësitë e investimeve në sektorë që për vendin duhet të jenë afatgjatë.

Rritja e çmimit të naftës

Çmimi i karburantit vijon të shënojë shifra rekord në tregun tonë, ku në nivel mesatar vijon të jetë për më shumë se dy javë me 187 lekë për litër, e në përqindje rreth 18 për qind më shumë se në fillim të këtij viti.

Në bursën ndërkombëtare nafta nga java në javë po shënon ulje të çmimit, tendencë që sipas specialistëve do të jetë dhe për vitin 2016.

Por në tregun tonë po ndodh e kundërta dhe gjasat janë që çmimi të mos ketë një tendencë rënëse.

Një nga arsyet sipas specialistëve është dhe mundësia për t’u mbajtur ky çmim për shkak të sezonit turistik, ku dashje pa dashje pushuesit do të përdorin makinat e tyre. Një arsye tjetër është shtrenjtimi i dollarit, apo ecuria në tregjet ndërkombëtare.

Këto të fundit po reflektojnë çmime të tjera të ulëta por konsumatori i pambrojtur shqiptar nuk po përfiton. Herën e fundit, që u rrit çmimi i naftës në vend (në fillim të majit 2015), nafta europiane kuotohej në bursa me 65-66 usd/fuçi dhe dollari në rreth 127 lekë, e sot nafta në tregun ndërkombëtar është rreth 57 usd/fuqi.

Në tregun tonë reflektimi i rritjes së çmimit të naftës në bursën ndërkombëtare është i menjëhershëm, ndërsa kur ajo pëson ulje nuk reflektohet lehtë.

Grosistët e naftës këtë e lidhin me faktin e taksimit të lartë të saj dhe faktit të rezervave që duhet të sigurohen për tre muaj.

Me një logjikë të tillë i bie që kjo rënie në bursë tani, të reflektohet pas mbylljes së sezonit turistik dhe ne duhet të qarkullojmë me këtë çmim që ka kapur shifra rekord, duke u reflektuar në mënyrë të pashmangshme në fatura të rënduara për ekonominë tonë.

Turizmi dhe orientimi i biznesit

Një ndër sektorët prioritarë që me të drejtë duhet të fokusohet ekonomia jonë është turizmi.

Për këtë qeveria i ka kushtuar një vëmendje të veçantë duke hartuar një ligj kryekëput të ri. Por gjatë diskutimeve për këtë projekt, dukej vëmendja e fokusuar tek promovimi i sektorit, se sa tek investimi.

Tani kur jemi në pikun e sezonit veror pritet të nisë dhe diskutimi për uljen e Tatimit të Vlerës së Shtuar (TVSH), kërkesë e hershme kjo e operatorëve të biznesit të kësaj fushe, pasi kjo do të ishte një lehtësim për ta, duke e krahasuar dhe me vendet e tjera të rajonit.

Kështu të gjitha vendet e rajonit me të cilat Shqipëria po konkurron në industrinë e turizmit zbatojnë një TVSH në masën 5% – 8.5%.

Mos ulja e kësaj takse rrezikon që ta vendosë në vështirësi shumë të mëdha industrinë e turizmit, e cila vitin e kaluar u përball me rënie të ndjeshme të numrit të vizitorëve dhe të të ardhurave në një nivel të njëjtë me 10 vite me parë.

Turizmi jep një kontribut në masën 14.7 % në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe ka të punësuar direkt dhe indirekt mbi 50 mijë vetë, dhe ulja e kësaj takse duhej të ishte bërë që në nisje të sezonit në mënyrë që të paraqiteshin paketa konkurruese me vendet e tjerra rreth nesh. Por dhe këtë vit do të kemi po të njëjtën tarifë për këtë sektor.

Megjithë përpjekjet situata vijon të mbetet e vështirë edhe në bujqësi ku zhvillimet janë spontane dhe lokale.

Këta tregues të deritanishëm e bëjnë ekonominë tonë jo konkurruese dhe në vendqëndrim. Nëse shihet në terma afatgjatë dhe për një ekonomi të qëndrueshme, duhet të ndërtohet e sotmja, të ketë më shumë likuiditet në treg në mënyrë që të gjenerohet ekonomia, pa rrezikuar kalimin në një kolaps të mundshëm me pasoja të parikuperueshme për vendin.

Kriza greke, pasoja të rënda tek emigrantët shqiptarë

Kriza ekonomike e fqinjit jugor sjell ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë tonë. Nëse ekspertët e kanë vlerësuar si një rrezik të vogël, në fakt rezulton ndryshe, kjo jo thjesht për shkëmbimet tregtare, por për emigrantët tanë të vendosur në Greqi.

Në Greqi papunësia për të rinjtë është rreth 51.1 për qind ndërsa papunësia në shkallë vendi rezulton në masën 25.7 për qind, më e larta ndër vendet e Bashkimit Europian.

Në këto kushte shqiptarët në rastin më të mirë mund të gjejnë punë të cilësisë së ulët, ato vende pune që refuzojnë grekët, si ndërtim, industri e rëndë, bujqësi për burrat dhe mirëmbajtje të shtëpive për femrat.

Një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptarë, kanë punuar dhe punojnë në punë informale. Këtë fenomen e dëshmon fakti se sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore greke (IKA) numri i shtetasve shqiptarë të siguruar në 2009 ka qenë 121,902, ndërsa në fund të vitit 2013, numri ka rënë në 85,893.

Ndërkohë që numri real i emigrantëve në këtë vend e kalon 400 mijë. Kriza greke ka ndikuar ndjeshëm remitancat e tyre. Shuma totale e remitancave për vitin 2014, u ul në 591.8 milion euro, me një rënie prej 28 për qind, por sidoqoftë një shumë e tillë është përsëri e konsiderueshme për ekonominë shqiptare, pasi është llogaritur që nëpërmjet remitancave financoheshin rreth 160 mijë familje në nevojë.

Po ashtu mbi 160 mijë emigrantë janë kthyer nga ky shtet vitet e fundit, të cilët janë përballur me probleme të mëdha, si mungesa e strehimit, papunësia, etj.

Share This Article
28 Comments
    • Urime gazetas Dita per kurajon qe po thoni te verteten. Gjendja ekonomike nuk ka asnje permiresim nga koha e Berishes. Por Rama eshte kthyer ne Berisha 2 qe mashtron me shifrat e ekonomise. S’mund te rregullohet ekonomia me te paafte si Ahmetaj e ca femra budallacka qe emeron Rama. Jo me larg se sot Ahmetaj mashtroi pa piken e turpit qe ekonomia po ecen shume mire. Rama spo mban asnje premtim qe beri, as per ekonomine e as per drejtesine. Dhjetera mijera socialiste nuk pranuan te votonin Ramen keto zgjedhje. Por Rama nuk i degjoi keta socialiste por u fry me votat e Qifeve. Ne zgjedhjet e ardhshme s’do kete me Qife qe ta shpetoje Rama. Por si gjithmone do e haje populli se keta Ahmetajt e femrat anonime ja pane hajrin pushtetit.

    • Mendoj se duhet ta shohim me sy pozitiv kete ceshtje. E rendesishme eshte qe per vitin 2014 ekonomia u arrit stabiliteti ekonomik, ku patem nje rritje prej 2.8 %. Pdyshim qe situata nuk eshte me optimalja, ka ende shume per te bere por te mos harrojme se ne ç’derexhe u katandis vendi si pasoje e keqqeverisjes 23 vjecare ku cdo sektor u dergua ne kolaps. Te mos harrojme edhe situaten globale e rajonale.

      • Ore po cfare syri pozitiv pozitiv thua ke dale verdalle per te pare cndodh. Ndihemi keq se patem shume besim. Keta thone ja sa ti veme punet ne vije se Saliu na la grope buxhetin. Nuk kemi pare ndonje ne burg. Per me teper per vete nuk kursejne keta. Gjeja e pare qe bene nderruan makinat duke blere te reja. Emerimet me njerez medioker qe e kane mendjen te blejne influenca me tendera te falur. Ne Shkoder disa taksidare qe mjelin biznesin. Dhe ne krye te ekonomise si minister nje person qe ka mbaruar gjuhe te huaj. Ketu duket prioriteti ndaj ekonomise.Te fala dhe mos e gezofshi mbeshtetjen tone.

  • DITA ju me keto shkrime kerkoni te hidhni hi syve sikur ngjasme edhe pse keq puna qeveria e di gjendjen. kjo zgjidhet zgjidhet me ikjen e kesaj qeverie dhe i lini llafet

  • Une nuk marr vesh nga ekonimoia por e kuptoj cdo dite se cfare po ndodh me xhepat tane dhe ky shkrim verteton ate qe ndjejme cdo dite

    • Rama eshte profan ne ekonomi dihet ajo pune.
      Pastaj me eksperimentet ne Tatime dhe Dogana duke vendosur dy cuperlina histerike ketu do perfundonim.
      Ndaj kane leshuar policine qe mbledh gjoba neper Tirane me norme ditore

  • E inkurajoj Diten re informoje gjithmone mi gjendjen realiste qe eshte ekonomia se na u mbushen veshet me pallavrat e ketyre palo ministrave si me qene ne kohe te Sales por me nje ndryshim po se keta genjejne me me shume “kulture” kur flasin se parardhesit. ……

  • Mendimi im Personal eshte se ahmetaj nuk eshte per kete dikaster shume te veshtire dhe domethenes per ekomomine dhe kur bota sot, te kuptojme se jemi ne nje krize globale.

  • Te ulet numri I deputetve nga 140 ne 60.Te ulen pagat e parlamentarve dhe qeveritarve ,te kontrollohet doganat,te kntrollohen knçesionet ne nafte ,ne minjera ,ne hdreocentrale ,ne metale te rralla,ne energjitike,ne administrate me rroga fiktive dhe gjithandej ka vjedhje.ne sigurimet shoqrore tek te” semuret ” imagjinar qe marrin mbi pensoione fallso etj,etj.Te kontrollohn farmacite ,spitalet ,ushtria ,dekumentacion ,hipotekat si perbindsha gjirojne para te madhe universitetet ,shoqatat shqrise civile qe marrin donacione dhe parat I fusin ne gjep,te kontrollohen parate e ministrave ne tersi dhe te Harasanve qe ikin pa lene gjurme. Te kontrollohen organet e drejtesise ,prokuroret ,gjyqetaret,noteret si qershija mbi torte, korrupsionin neper banka si levizin leket te qeveritarve se shkuar dhe te sotme,brenda vendit dhe jashte saje ,atehre shqiperia dhe ekonomija e saje nuk do te jene ne stanjacion,por do te kete bollek.Ekonomija e shqiperise ecen perpara pore duhet menagjuar me ndershemri jo o burra mere thesin e mbushe per vete,kjo I shkatrron financat .Vetem te menagjohet pa vjedhje nafta dhe kromi shqipria lulzon.###########.

    • po mo skifter por keto duan me vjedh, kete qe kerkon ti dhe disa te tjere me te drejte , nuk e gjen pothuajse tek asnje shqiptar, i cili te jete me intergritet. Shiko si funksionon sistemi, pranohen ne pune hajdutat dhe jo njerzit me intergritet, si do te funksionoje sistemi kur nuk merren ne pune te aftet dhe njerzit e drejte?

  • Nje shkrim i sakte dhe realist.
    Eshte ne te drejten e atyre qe qeverisibn kete vend qe te nxjerrin mesimet e duhura per te rregulluar qofte performancen e tyre qeverisese, qofte dhe te ndikojne ne permiresimin e situates ekonomike, reflektimi i teciles do te pasqyrohej ne rritjen e treguesve te nivelit ekonomik te qytetareve por dhe ne plot zera te tjera.
    Por se pari kesaj qeverie i duhet urgjentisht te nderhyje ne permiresimin e kontigjentit te kabinetit te saj. Ishte skandaloze sot te degjoje pas Ansamblese se PS, intervisten e nje prej ministrave me kyç te kabinetit te kesaj qeverie, Ministrin e ekonomise Arben Ahmetaj, nje furçaxhi dhe mashtrues qe kerkonte te zbrazte thesin e genjeshtrave te tij “me rritjet e nivelit ekonomik te qytetareve, me njeqinte e ca mije vende pune te hapura, me efikasitetin e reformnave ekonomike ne energji, me rritjen e investimeve dhe bizneseve te huaja” apo me qesharakja, “me perballimin e krizes greke” dhe plot broçkulla te tilla te servirura dhe te degjuara me qindra dhe mijra here nga parardhesit e tjere deshtake te politikes shqiptare. Eshte e paturpshme te dalesh dhe deklarosh se e ashtuquajtura reforme energjitiike, ose e thene me sakt rritja e çmimit te energjise elektrike ka ndikuar pozitivisht ne xhepat qe qytetareve dhe ne nivelin ekonomik te tyre.
    Eshte papergjegjshmeri totale te anashkalosh deshtimet ne fushen e mbledhjes se te ardhurave ne dogana dhe te mos vesh gishtin ne plage.
    Eshte absurditet te mendosh ecjen e nje ekonomie kur ne drejtimin e administratave nga piramida ne baze vegjetojne militantet e Berishes dhe aleateve te tij, per shkak te pazareve te pista te misionareve te LESHELISE si Kryemadhi, Tavo, Luan Rama dhe plote te tjere nden ta.
    Eshte paburreri te mbulosh “diellin” e varferise ekonomike dhe papunesine me deklerata tip Bode-Bashe-Berishe njelloj site me njemije e nje vrima.

  • DIKUSH TE ME THOJE NJE VEND QE KA ARRITUR NE RRITJE TE EKONOMISE, PASI KA RRITUR TAKSAT?????!!!!!!

    NUK KA SHANCE TE PERMISOHET EKONOMIA JONE ME KETE QEVERRI, TOTALISHT KUNDER INICIATIVES SIPERMARRESE DHE MBYTESE E LIRISE SE TREGUT.

    EDHE ATO DY DETYRA QE KA NE MENYRE TE GARANTOJE ZBATIMIN E LIGJEVE NUK ARRIN TI REALIZOJE.

  • NUK mund te veproje drejte ai qe ska mendim te drejte si dhe veprimi ne qeverisje eshte pjesee formacionit qeveritare POR nuk ka llogjik ulja ekomsumit ushqimor kur popullata rritet si rezulltat i rikthimit te refugjateve te zoterosh nje gjuhe te huaj mire nuk eshte se je iafte te drejtosh nje dikaster sic eshte rasti i te shtenjtit minister ahmetaj qe s ka ide pr vetem servilizem ekstrem ndaj kryeministrit dhe ndermjetesi per vazhdimesin e klanit rama ne ps Ekonomia shqiptare eshte per te qare se nuk rit prodhimin eshet si lende e pare gjithecka te paperpunuar nuk ka fuqi te shtoje te ardhurat per fryme qe te ris qarkullimin e paras mban nje struktur paramentare dhe shteterore dhe partiake te larte qe paguhet nga taksat tona ZOTI kryeminister duhet mos te zbukuroj te dhenat ekonomike por te jap nje gjendje reale SEka nje propcion te drejte midis shtimit te vaferise ne 90perqind te poullates dhe pasurimin e 10 perqin e kupolles se politikes dhe sporizimesit e tyre qe japin 1 dhe fitojne 100 shporija e kesaj qeverije eshte zgjidhja

  • ne nje dyqan buke someg te ura lanes, u vu nje gjobe pr 1 buke 100 lek pa fature,nga tatimoret,nje nate para 1 viti,dhe pronari beratas e mbylli kete furre.
    e ne nuk na dha buk ky shkurtabiq,e sa korrent paguan, se kakater furra..
    livizen miqte dhe gjoba e dine ata.,se dhe sa u arketuan.
    filluan te prisnin edhe per 1 buk misri 40 lek, pore harruan prape.
    e poshte bukes,punon nje shites rrobash ,qe ka zene edhe rrugen dhe nuk ka as kase qe prej 2 vjetesh,qylyma 10000 – 20000 leke, carcafe ,mbulesa, fustane e deri te me te imta.
    cdo blerje nga konsumatori
    blerje kepuce
    blerje veshje
    blerje ushqimore
    blerje paisje pa kupon tatimor
    dhe vetem kafenete e vogla japin kupon 50 lek me tvsh,[er 1 kfe apo 1 shishe uje kurse tajvani qe ka 1000 tavolina nuk jep fature.
    shpesh ska leter,llogarite i ben me mend kamarrieri dhe badigardet me kollare e kemishe me meng te gjata,pijne ndonje cigar futur ne lavapjate
    kasat mbushin shitesit,kepuce 17000 lek te reja, fustane 20000 leke te reja, pallto`30000 leke te reja,ore te cmuara,bizhuteri te blloku,
    kasat flene me tatimoret
    dhe rilindja tha do mbledhim qindarken e fundit,
    bravo,thone se tajvani ka edhe rilindas aksione,e kudo biznese.

  • Po ta lesh economine ne dore te ketij K…. qe eshte ne mes te ketyre 2 B…… Sigurisht qe economia do shkoje per lesh. Dhe ben sikur mendohet a thua se do jape ndonje zgjidhje…. Ky e ka mendjen ku ti japi ndonje monopol tjeter Vilma Nushit qe e ka partnere biznesi. Vajmedet ne dore te kujt jemi 2 B dhe 1K.

  • perse nuk kishim 100 mije vende me shume????? Nuk po bente shtet Tahiri me 3 mij police me teper (militantet e tepelenes), nuk po ecte perpara punesimi profesional me “punetorin” Veliaj dhe me “biznesmenin” Ahmetaj(i vetmi biznes qe ka bere eshte ngritja e nje kompanie telefonike qe vidhte telekomin sepse brenda ishte Tos Nano dhe me tej shitja e fshesave te korentit shpi me shpi…a se harrova edhe e shoqja vodhi fondin amerikan te zhvillimit), apo me agjensine e bregdetit qe i dhane Tares (keta jane te gjithe “golden brothers”) e nuk pe e nxjerr qimen nga qulli se vete eshte IDIOT e ne fakt komandohet nga Kokedhima…Ministri Beqaj nuk rriti shendetesine por vetem per vjedhje po degjojme…???Ka dhene prova qe ne kohen e Tosit ku nxorri me kepuce te kuqe ISSH…pale per Shkelqim Cani…mbahet per aftesi te madhe por e dine te gjithe qe eshte kokrra e te paaftit…e per te mos folir per ministren e turizmit qe vetem tund floket e ate te arsimit me ate surrat si qen volpino…etj etj etj nuk mbarojne qyfyret per kete qeveri idiote..
    Pyetja eshte: c’presim nga keta??? ASGJE!!! Te gjejme ndonje mundesi e te ikim se ne fillim krimineli Berisha, me tej hajduti e pijaneci Nano e tani IDIOTI e ARROGANTI PORDHAC Rama e kane bere kete vend …

  • Shkrim i dobet! Thjesht permbledhje e lajmeve ekonomike te dites, asnje e dhene zyrtare, asnje analize shifrash, verem konstatime! Te pakten autori anonim duhet te lexoje ne libra cdo te thote stanjacion dhe recesion per ekonomine, sepse nga keto qe shkruan nuk e ka idene!
    Po i them thjesht se nese renie ekonomike vertetohet ne dy tremujore te njepasnjeshem, atehere PO, kemi recesion! Po ky nga e gjeti kete per ekonomine kur edhe INSTAT, edhe FMN, edhe BB, nuk e kane gjetur dot nje shifer te tille? Harxhim kohe me argumenta diletantesh anonime! DITA nuk duhet ta humbe kaq nivelin, me “eksperte” ekonomia diletante!

    • O Aleks Xixa i Partise Arqeomarksiste te Edi Rames!
      Shko mor bej punen ne administrate , per te cilen te paguan punedhenesi yt Arbeni i Novruzit dhe mos merr pozat e kritikut te gazetarit, duke e fyer me broçkullat e tua.
      Sipas zoterise tande o antar i PS+ LESHELI, vetem ata gazetar dhe ti qe i bene fresk deshtimeve ekonomike te kesaj qeverie qe shume pak per te mos thene hiç fare dallon nga te parat, eshte apo duhet te jete i njohur, te tjeret qe nuk i vijne pas avazit jane anonime.
      Epo servilizmi, per te mos thene ndonje fjale tjeter, nuk ka brire.
      Pa na spjego pak ti ekspert i Ram-Metes dhe keshilltar i Benit te Ahmetajve se ku jane ato prurje te medha te kesaj Rilindje te varferise, papunesise dhe fukarallekut.
      Nuk po beni ndonje gje te madhe, qofte ju megafonet e qeverise, qofte INSTAT-i qe ka nderruar ngjyren e kollareve, qofte dhe ndonje qe vjen dhe iken si perfaqsues i BB, FMN, apo BQE, perveçse ato qe kane servirur parardhesit tuaj.
      Por realiteti nuk mund dhe nuk eshte me demagoget e llojit tuaj por me ata qytetar qe rrine gatitu para mjeteve te doosdoshme te jeteses, madje dhe para bukes se perditshme, se nuk kane me çfare ta blejne.

  • Shkrime te tilla duhet te behen me shpesh,per ti treguar qeveris socialiste se gjerat nuk po ecin siç duhet.
    Komplimente gazetarit.

  • Kam bere nje replike me “krietarin” e partise arqeomarksite Aleks Xinxa.
    Mos me thoni se nuk kishiit asnje arsye qe e fshite dhe nuk e publikuat.
    Gjithsesi, ky Xinxa i Rames, qe eshte po aq anonim sa une, ja fut si kau peles kur kete gazetar e quan anonim, “ekspert” diletant ekonomie, apo kur i referohet kot me kot pa asnje gje ne torben e tij qofte INSTA-tit te Rames apo ndonje perfaqesuesi te FMN dhe BB, ne me te thjeshtin e shpjegimit te ndonje nje autori shkrimi si ai i Financial Times-it per te na mbushur mendjen se ekonomia e Rames dhe Metes qenka ne rrugen e ndritur te rritjes se mireqenies.
    Me falni, por nuk po kerkoj ndonje gje te madhe, thjeshte korrektesi nes deshironi te jem pjese e ketij blogu.

  • Përshëndetje: ofroj shërbime për njerëz të ndershëm që kanë nevojë për mbështetje financiare ose aktivitete që krijojnë të ardhura dhe krijojnë një të ardhme më të mirë me një normë interesi prej 2%. Unë jam i gatshëm të jap kredi për të gjithë individët, të ndershëm dhe me karakter të mirë, pa dallim race. Unë ofroj një hua prej € 10,000 deri në € 5,000,000 në Bedingungen.Zngern shumë të thjeshtë që të mos më kontaktojnë direkt me adresën time e-mail: [email protected] nëse jeni të interesuar dhe në më pak se 72 orë problemet tuaja financiare janë zgjidhur.
    Unë punoj vetëm me njerëz me reputacion.
    Z. Williams Scott

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *