Lothar Parzeller: Tirana më mësoi të mos kem frikë

Dita

25 vjet më parë, më 13 korrik 1990, shqiptarët e ngjarjeve të 2 korrikut mbrritën me tragete nga Durrësi në portin e Brindizit, Itali. Rreth pesö mijë vetë, burra, gra dhe fëmijë shkelën tokën e ëndërruar të Perëndimit të lirë duke kontribuar me largimin në fundin e shpejtë të regjimit komunist. Por si kishin qënë 10 ditët e tyre në ambasada, si hynë, kush i mbështeti, çfarë përballuan?

Jam ulur me Lothar Parzeller në kafenenë “Safran” në rrugën e Ambasadave. Në korrikun e vitit 1990 ai punonte si roje sigurie në ambasadën gjermane. Tani ndodhet në Tiranë, i ftuar nga ambasadori gjerman, Helmut Hoffmann, si aktor dhe dëshmitar i dorës së parö në përkujtimin e atyre ngjarjeve, që ambasadori gjerman i cilëson si “fillimin e një miqësie të madhe mes Gjermanisë dhe Shqipërisë”. Bisedojmë për atë kohë dhe përpiqemi të rakordojmë kujtimet tona.

“Kisha pak muaj që kisha ardhur në Tiranë. Isha 27 vjeç, jetoja në Hotel Tirana se Ambasada Gjermane ishte në përfundim e sipër. Lëvizja me biçikletë, shkoja shpesh tek pishinat pranë Liqenit Artificial. Nuk kisha kuptuar asgjë për represionin, mungesën e lirisë, varfërinë ku jetonin shqiptarët. Një ditë, në një kafene, iu afrova një grupi studentësh për të biseduar me ta. U ngritën menjëherë si me urdhër. Aty për herë të parë kuptova gjithçka,” thotë Lothar Parzeller.

Nuk do të vononte që ai të kuptonte shumë më tepër dhe të përfshihej në ngjarje të tilla që të ndryshojnë së brendshmi.

“Ishte një mbrëmje e nxehtë. Unë dhe gjithë rojet e sigurisë kishim lënë hotelin dhe flinim në ambasadë. Kisha mbaruar orarin e punës, kur në oborrin e pasëm të ambasadës katër burra kërcyen nga muri dhe hynë brenda.” thotë Lothar Parzeller.

E pyes: Sa ishte data, sa ishte ishte ora? Ai nxjerr nga xhepi një bllok të vogël shënimesh, ngjyrë blu, në formë drejtëkëndeshi dhe e shfleton.

“Ky është ditari im për ato ditë. Ja ta shoh…kam shkruar: “Në datën 1 korrik, në orën 20.00 të mbrëmjes katër persona hynë në ambasadë. Njëri ka një plagë të madhe në këmbë dhe ka humbur shumë gjak.” Më vonë, po atë mbrëmje, më tha se ishte qëlluar nga policët që ishin pas murit. Fola në telefon me kolegë të ministrisë sime në Gjermani se çfarë mund të bënim që të mos vdiste, se vazhdonte të humbiste shumë gjak.

Në orën 2 pas mesnate erdhi një doktor shqiptar. Të nesërmen në mëngjes që të katört i vendosëm në katin e fundit të ambasadës, që të mos dukeshin. Më kujtohet mirë frika që kishim se mos Sigurimi i shihte dhe futej në ambasadë që t’i merrte. Shpresonim se mund ata mund të mendonin që nuk i kishim pranuar” thotë Lothar.

Por mbrëmja e ditës së nesërme, 2 korrikut 1990 do ta përballte atë me diçka krejt të pazakontë.

“Po bënim zgarë me policët e tjerë gjermanë në pjesën e pasme të ambasadës. Kur dëgjojmë një zhurmë të madhe, murin përballë nesh të shembet dhe një kamion të ngarkuar plot me njerëz të hyjë në ambasadë. Nxitova të bëj fotografi, video që më pas bënë xhiron e botës,” – kujton ai.

Lothar hap përsëri ditarin dhe lexon me zë: “2 korrik, ora 16.00 pasdite. Një kamion i ngarkaur me 63 vetë hyri në ambasadë. Në kabinën e kamionit shoferi, me gruan dhe dy djem, njëri 5- 6 vjeç, tjetri bebe disamuajshe. Shoferi i plagosur rëndë.” Kam edhe një fotografi ku dukem unë dhe ai që po i mbyll plagën e madhe. Mbaj mend që i vendosa një krem në ngjyrë të kuqe për ta dezinfektuar dhe pastaj i fashova plagën. Kam edhe një fotografi tjetër ku të gjithë ata që hynë me kamion janë ulur përballë shkallëve të rezidencës së ambasadës” – kujton Lothar Parzeller .

Guximi që ushqen shpresa mund frikën nga vdekja

Ai më tregon sesi e çara që shkaktoi kamioni në murin e ambasadës bëri të mundur që njerëzit të vërshonin përmes saj dhe të futeshin në ambasadë. Nën plumbat e policëve, pikërisht tek e çara ku turrej turma që ulërinte.

“Nuk arrinim të shihnim ata që qëlloheshin para se të hynin përmes të çarës në territorin që i përkiste ambasadës sonë. Më kujtohet një djalë i ri që sapo kaloi të çarën u rrëzua. Nuk merrre dot frymë dhe ishte zbardhur, bërë si mehit në fytyrë. I hoqëm rrobat. Pamë se kishte dy vrima, një në anën e majtë të kraharorit, tjetrën në të djathtën. Vrima të vogla, pa gjak. Nga njëra, kur ai merrte frymë, dilte ajër. Bashkë me një polic të ambasadës e çuam në spital, në kirurgji. Mjekut i thamë që është nën kujdesin tonë. Ai e futi urgjentisht në sallë. Ne prisnim pas derës. Në një moment të caktuar në spital vijnë njerëzit e Sigurimit. Ishin civilë, një tip tjetër policësh nga ata që kisha parë deri atëhere në Tiranë, ishin trupmëdhenj, muskulozë, të shtinin frikën. Donin të hynin tek salla e operacionit dhe ta merrnin djalin. E vetmja armë që kishim ishte pasaporta diplomatike që e kishim marrë me vete. U thamë sigurimsave “ju nuk mund të hyni këtu”, duke u tundur pasaportat tona në fytyrë. Ndenjëm pa lëvizur për 48 orë para sallës së reanimacionit, kishim uri, etje por nuk lëvizëm. Pastaj erdhi një urdhër me radiomarrës që të ktheheshin në ambasadë. Sigurimi kishte bërë me dije se nuk do të merrej më parasysh pasaporta diplomatike dhe nëse nuk largoheshim do të shpalleshim “persona non grata”. U kthyem në ambasadë ku na prisnin të plagosur të tjerë. Më vonë, nga një doktor kubanez, që ndodhej në spital morëm vesh që Sigurimi e kishte marrë nga reanimacioni dhe nxjerrë në pavion. Më erdhi shumë keq, kur mora vesh që kishte vdekur…”

Ujë, bukë, djathë, fruta për 3.000 vetë

E çara e kamionit u mbyll. Ambasada gjermane duhet të ishte e sigurtë. Por njerëzit tentonin të kapërcenin murin, ku ishin vendosur copa xhami të thyer.

“Ndërkohë numri i njerëzve kishte kaluar 3.000 vetët. Mes tyre shumë të plagosur, të sëmurë, fëmijë dhe gra shtatzana. Madje një prej tyre lindi në ambasadë një vajzë. Kujdesesha për të sëmuret, kisha bërë një kurs për ndihmën e parë, që e bëjnë gjithë policët në Gjermani. Shumica i kishin duart dhe këmbët të plagosura, kaviljet e thyera. Ishte një lojë me vdekjen. Duhet të kapeshe tek muri me xhama dhe të hidheshe shumë shpejt matanë murit, që të mos të të kapnin plumbat. Burrat rrinin jashtë tek zona e parkimit, të sëmuret, grate dhe fëmijët në ambasadë. Sollëm një doktor nga Gjermania që të vizitonte të sëmurët” thotë Lothar Parzeller. Përballimi i të përditshmes, për më shumë se 3 mijë veta, në hapësirën e kufizuar të ambasadës gjermane nuk ishte i lehtë. Por ai u bë pothuajse një heroizëm kur Sigurimi preu furnizimin me ujë të ambasadës gjermane.

“Nuk e di as se kush arriti të sjellë ujë me autobote në obrrrin e ambasadës, as kush e pagoi. Ishte një domosdoshmëri për higjenën minimale dhe shmangien e epidemive. Çdo ditë dilnim me një furgon dhe shkonim në furrat e bukës së asaj kohe dhe kërkonim të blinim gjithë bukën, në ushqimore gjithë djathin, tek fruta–perimet gjithe frutat. Në sallën e ambasadës ku tani bëhen takime, koncerete dhe ku zhvilluam takimin përkujtimor për ngjarjet e 2 korrikut, shpërndanim sipas listave, që kishim përgatitur, racionet e përditshme: ujë, bukë, djathë, fruta .. për 3 mijë vetë!!!” thotë Lothar Parzeller.

Largimi drejt lirisë

Kur i dërguari i posaçëm i Sekretarit të atëhershëm të Pergjithshëm të OKB-së, Perez de Kuelar, suedezi Staffan de Mistura mbriti në Tiranë për të siguruar të drejtën e lirisë së qarkullimit të njerëzve në ambasada drejt Perëndimit, Ambasada Gjermane ishte në pararojë të gjithë ambasadave në Tiranë për të mundësuar largimin e tyre nga Shqipëria

“Më 8 korrik 1990 filluam punën për pajisjen me pasaporta. Përsëri në të njëjtën sallë ku shpërndanim ushqimin, një fotograf gjerman bëri më shumë se 300 fotografi dhe të gjithë plotësuan formularët përkatës. Organizuam njerëzit në grupe dhe përgatitëm gjjithshka. Në mbrëmjen e 12 korrikut, pas mesnatës, me autobuzë të 3 mijë shqiptarët që kishin hyrë në ambasadën tonë dhe rreth 2 mijë të tjerë në ambasadat e vendeve të tjera perëndimore u nisën me autobusë drejt Durrësit. Më vonë mora vesh që kishte pasur incidente nga Sigurimi. Autobuzë të ndaluar, njërëz të nxjerë jashtë tyre. E nesërmja , 13 korrik 1990, i gjeti në Brindizi, Itali. Më në fund ne liri.” thotë Lothari..

Nuk kam më frikë nga asgjë

Pas Tiranës Lothar studioi inxhenjeri kompjuterike dhe iu bashkua shërbimit diplomatik gjerman. Më thotë se tani punon në Ambasadën Gjermane në Romë.

“ Që nga 1990 isha për herë të dytë para disa muajsh në Ambasadën Gjermane në Tiranë për të installuar një sistem të ri kompjuterik. Kur i thashë amabasadorit gjerman Hoffman se kisha qënë para 25 vitesh, atij i shkëlqyen sytë, sepse po ideonte përkujtimin e 25 vjetorit të ngjarjeve në Ambasaden Gjermane. Unë kam ruajtur të gjitha fotot , videot, kam ditarin. Bashkëpunuam për materialet filmike dhe fotoekspozitën për këtë përvjetor. Gjithë sa përjetova në korrikun e 1990-ës në Tiranë më bënë të aftë të mos kem frikë. Jo se jam hero, është një eksperiencë që më mësoi të mos kem frikë”, thotë Lothari.

Të mos kesh frikë do të thotë të jetosh jetën në plotërinë e saj. Tirana ia shpërbleu kështu Lotharit humanizmin dhe përkushtimin e tij.

Share This Article
3 Comments
  • c,na nxirrni keto surrat spiuna kaq shpesh ?

    eshte krim te festosh 2 korrikun 1990 ne nje kohe qe mbi 5 mije shqiptare regjistrohen ne azilet e europes

    edhe me budallai e di qe kjo puna e ambasadave ishte nje kryengritje e spiuneve ambasadore te akredituar ne shqiperi ne ate kohe dhe ne nje fare menyre edhe nje pranim ne heshtje nga Ramiz Alia per te ulur presionin nga te dy krahet.

    Ka nje paralelizem te ngjarjeve ne shqiperi me ato te Rumanise ku faktet qe jepen me poshte te rrengjethin

    REVOLUCIONI I PERGJAKSHEM RUMUN –SHAQIR VUKAJ –GAZETA DITA

    I vetmi vend i bllokut sovjetik ku ndryshimet u bënë me dhunë ka qenë Rumania. Por e veçanta e këtyre ndryshimeve, ishte se ato u bënë me “ndihmën” direkt nga jashtë, ku përveç CIA-s amerikane dhe KGB-së sovjetike, u aktivizuan hungarezët, zbulimi francez etj.

    Në gusht të vitit 1969, presidenti i ShBA, Nikson vizitoi Rumaninë (vizita e parë e një presidenti amerikan në vendet socialiste), që u pasua nga vizita të shumta të udhëheqësve të tjerë të vendeve perëndimore në Bukuresht dhe të Çausheskut në shumë vende të botës, duke filluar nga ShBA.

    A……………………………..
    Sipas burimeve amerikane, kineze, etj. gjatë takimeve të presidentit Bush me kryeministrin hungarez (qershor 1989) dhe Gorbaçovin në Maltë (2-3 dhjetor 1989) është marrë vendimi përfundimtar për përmbysjen e udhëheqjes rumune dhe eliminimin e Çausheskut.

    B……………………………….
    siç del nga dokumentet e botuar në vitin 1995 nga vetë rumunët, duke filluar nga viti 1987, në Rumani janë dërguar agjentë të përgatitur posaçërisht nga;
    B.Sovjetik,
    Hungaria,Jugosllavia
    Izraeli,
    ShBA,
    Britania e Madhe etj.
    për të përgatitur terrenin për zhvillimet e mëvonshme. Tërheq vëmendjen fakti, se sipas këtyre dokumenteve, për eliminimin e Çausheskut kanë bashkëpunuar CIA amerikane me KGB sovjetike
    C…………………………………
    revolucioni rumun, ka qenë një kombinim midis:
    1- revolucionit popullor,
    2- komplotit të opozitës
    3-dhe një grushti shteti të organizuar nga shërbimet ndërkombëtare.

    Duke ju referuar ketyre ” puntatave” mund te pyesim

    Po demonstratat e q.studenti,ne hedhjen e permendores se enver hoxhes,ne provokimin e shkolles bashkuar kush jane ato agjentura qe nderhyne kaq hapur
    Po ne masakren e 2 prillit 1991 pervec udb jugosllave ka qene implikuar cia me kgb ?
    A duhen dekoruar banda e tropojes e elez biberajt,berishes,hajdarit etj.. si flamurtaret e demokracise apo zagaret e Serbise dhe kriminelet e shqiperise
    Dokumentet e botuar për revolucionin rumun flasin për një teknologji të përsosur që është përdorur për rrëzimin e Çausheskut.
    EPILOG:

    Nga me siper del qarte se duke marre parsysh dhe intervisten e pro serbit Elez Biberajt ne 2008 te Klani I BLENDI FAQEZIUT del konkluzioni se Berisha ka qen nje ushtar,ose nje kobure qe pas dy prillit 1991 I nxorri uje te zi atij vendi dhe e verteta do jete lluks per brezat qe do vijne.Per gjeneraten tone dihet qe Berisha eshte krimineli por jo fajtori.
    Fajtori kryesor eshte miopia e pabesuesheme e shume shqipfolesve dhe pak shqiptareve si dhe mega-hipokrizia e miqve tane qe para interesave gjeostrategjike te tyre shkelin dhe elementet baze te demokracise ten je populli si Shqiperia qe eshte ne kufinjte e egzistences.

    Me sakte Fekondimi I monstres berishe,mbeshtetja e tij ne super krime kombetare & njerzore dhe mbrojtja sot e tij me cdo kusht nga “garantet nderkombetare” sic thote komiku Edi rama( lexo don kishoti me Sanco panco ilir meten) tregon madheshtine e Enver Hoxhes sidomos pas 2 prillit 1991 qe ishte me I rende se 7 prilli 1939..qe ishte nje pushtim I shqiptareve nga shqiptareve per interesa te serbise dhe greqise te mbeshtetur ng a lobet e tyre ne Washington dhe bruksel
    …Dhe ky lloj pushtimi do jete I perjetshem ..te pakten sot nuk ka asnje shans jo vetem per clirimine shqiperise nga “powerfull nazi-saliserbi “ por as per te thene te verteten e sakte..sepse dhe kjo fuck demokraci ne shqiperi po del e “ombel si hallva”

  • Ca gjera nuk i ke keq.
    Por pjesa dermuese jane muhabete baresh.
    Shqiperia eshte koloni e perendimit. As e Serbit dhe as e Grekut,
    qe gjithashtu jane koloni te perendimit,d.m.th. Euroamerikane.
    Ne Shqiperi asgje nuk ka ndodhur rastesishte. Cdo gje ka qene dhe eshte
    e kalkuluar………..natyrishte nga europa plake.

  • Oo AI mmavria! Te ka ngelur sahati tek alucinacionet e Enverit se Shqiperia (kupto ai dhe PPSh) ishin te rrethuar nga armiq dhe koalicion armiqsh dhe ai hidhte valle ne gojen e ujkut. Po gjerat lkane qene ndryshe. Sistemit komunist, per shkak te kalbezimit te tij, po i vinte fundi. Popujt mezi pritnin qe te shpetonin sidomos nga diktaturat staliniste, te Causheskut dhe te Enverit sidomos, por si mund te shpetonin? Ata e dinin se cfare i priste. Ndaj edhe demokracite e medha ne bashkepunim te heshtur me Gorbacovin, ndermoren ofensiven per t’i cliruar keta popuj nga diktatura. Une bashkohem me ti qe te gjitha kane qene te orkestruara, por dhe ta dish mire qe Ramiz Alia ishte pjese e asaj orkestre mbasi mori garancite se nuk do ta pesonte si Caushesku. Per kete erdhi ne Maj 1990 dhe shefi i OKB, Perez de Cuelar. Ngjarjet nga kjo vizite tashme dihen. Jane te gjithe skenare te Ramizit dhe Sigurimit, ambasadat, shkrimet nga komuniste te porositur si Y.Popa dhe S.Berisha, takimi me intelektualet dhe deri tek ngjarjet ne qytetin Studenti. Duhej dhene shkelmi i fundit ngrehines se kalbur te ndertuar nga E. Hoxha, por qe pas vdekjes se tij Ramizi qe pritej si nje liberal, u be me katolik se ustati. Pse , qysh e tek nuk do te merren vesh kurre. Ramizi i mori shume te fshehta ne varr. Por nje gje te mire e pati, per te shpetuar koken nga urrejtja (jo vetem te tij) e akumuluar (perjashto fanatiket dhe te privilegjuarit e regjimit) nga masa e gjere e popullit dhe ndonje skenar si ai rumun u dorezua. Kete te mire ia kemi borxh t’ia njohim. Nuk kerkoi kot Berisha, ne metingun e Q.Studenti, mbas pranimit gjoja, nen presionin e studenteve te pluralizmit nga Ramizi, qe te brohoritej per komisarin e partizaneve R.Aline dhe qe u pasua, para zgjedhjeve te 31 marsit 1991, nga thirrja e “te djathtit” S. Godo qe te votohej per presidentin Alija. Apo i keni harruar? Pra nuk ishte vetem skenar i jashtem, por ishte nje kordinim mjeshteror, qe situata te ndryshonte paqesisht. Tjeter gje se skenari kishte brenda edhe litarin e lene jashte nga kupola komuniste me platformen e famshme katoviciane, te pranuar per cudi se fundmi , edhe nga prof. i marksizmit S.Pellumbi. Kjo ishte loja. Gjithsesi pavaresisht te metave dhe gabimeve, pse jo edhe krimeve dhe nje korrupsioni te madh, u be shume mire qe me ne fund ne Shqiperi, u kthye demokracia. “Nuk eshte me e mira, por ju lutem me gjeni nje me te mire”-ka thene Curcilli (ne fakt e ka thene per kapitalizmin, por s’ka gje e njejta gje eshte).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *