Një 54-vjeçar është aksidentuar teksa donte të lahej në det ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në plazhin pranë Malit të Robit. 54-vjeçari u hodh nga një mol dhe është dëmtuar nga gurët në qafë.
Ai ka marrë ndihmën e parë nga mjeku i urgjencës. Mjekët bëjnë me dije se gjendja e tij është e rëndë por jashtë rrezikut për jetën.
