Analiza paszgjedhore në PD, Basha del kundër ndryshimeve në kupolë

anazapta

Ndonëse mes demokratëve janë shtuar zërat për një analizë të thellë të rezultatit të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit dhe nxjerrjen e përgjegjësive për mosfunksionimin e strukturave të Partisë Demokratike, duket se Lulzim Basha nuk ka ndërmend të dëgjojë këto zëra.

Aktualisht në Partinë Demokratike duket se ekzistojnë dy teza për zhvillimin e analizës dhe marrjen e përgjegjësive për humbjen që kjo parti pësoi më 21 Qershor.

Teza e parë është ajo e mbështetur nga Basha, që përjashton ndryshimet në kupolën drejtuese të Partisë Demokratike. Ndërsa teza tjetër i përket kontestuesve apo kundështarëve të Bashës brenda PD­së, sipas të cilëve analiza nuk mund të jetë një proces që mund të mbyllet pa marrjen e përgjegjësive.

Burime pranë Bashës konfirmojnë se analiza mbi zgjedhjet do të nisë në shtator, ndërsa ajo nuk do të shoqërohet me ndryshime në partinë më të madhe opozitare, me pëjashtim të rasteve kur mund të ketë paraqitje dorëheqjesh nga pozicione të caktuara.

Në këtë mënyrë duket se Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhjet parlamentare të 2017 me të njëjtin ekip drejtuesish, pavarësisht rezultatit të arritur më 21 Qershor 2015, i cili konsiderohet si një ndër rezultatet më të ulët që kjo parti ka arkivuar që prej themelimit të saj.

Një nga arsyet sepse demokratët nuk do të bëjnë ndryshime, sidomos në aspektin organizativ, ka të bëjë me mungesën e kohës deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo të paktën sipas disa prej ligjvënësve demokratë dhe zyrtarëve të kësaj partie, të cilët konsiderohen si mbështetës të kreut aktual Basha.

Në anën tjetër, Kryetari i PD­së po përballet me kërkesat e vazhdueshme të atyre që konsiderohen si “senatorë” apo mbështetësve të tyre për zhvillimin e një analize të plotë dhe marrjen e përgjegjësive të drejtuesve për rezultatin e 21 Qershorit.

Share This Article
3 Comments
  • Hic mos beni ndryshime !
    Me Sali Berishen ,kriminel, mashtrues,shkatrrimtar i historise, ekonomise, arsim e shendetsise……..shitesit te teritoreve greqise, Perpara per fitore ne 2017.
    Me Lulzim Bashen kriminel e hajdut
    Me Edi Paloken drogaxhi e pianec
    Me Arben Ristanin hadut, i korruptuar e denuar nga gjykata, simbol i pianecit…… e me ca Halim Supen, Strazimir Dacken…..e me papagallen Vokshi ,pa tjeter “fitoren ” me 2017 e kini te sigurte e shumta : E DJATHTA 10 e MAJTA 130. Ju uroj “fitore” plebeshitare…………..

  • ai nuk e ka emrin lul basha por flamançe LUL SMERLAPI e perkthen e shoqja ma mir hahahhaahhahahaaha

  • basha e ka mire nga ana taktike, per mosndryshime ne kupolen e PD-se sepse vetem keshty ai do ta asgjesoje nje here e mire partine demokratike qe deri tani nuk ka qene e tille,dhe e dyta te gjithe te korruptuarit te prodhuar nga kjo parti do ti shoetojne gjykimit, pune ujqerish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *