Zgjedhjet e 21 qershorit, PS-ja nis analizën nga bashkitë e humbura

anazapta

Partia Socialiste do të nisë analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 21 qershorit duke filluar që nga java e ardhshme.

Asambletë në rrethe të PS, do të bëjnë një bilanc të arritjeve dhe dobësive të partisë më të madhe në pushtet, për t’i paraprirë kështu zgjedhjeve të brendshme dhe betejës së 2017­ës.

Mësohet se nga 20 Korriku, Asambletë në Rrethe të PS do të nisin procesin e punës referuar udhëzimeve të miratuara nga Asambleja kombëtare e kësaj partie.

Procesi i analizave pritet të përmbyllet brenda 30 Korrikut. Të njëjtat burime thanë se fokus të veçantë do të kenë analizat e bashkive Shkodër, Lezhë, Pogradec dhe Përmet, zona, bashki në të cilat, PS humbi në zgjedhjet e 21 qershorit.

Analiza e Asambleve do te jetë edhe baza mbi të cilin do të nisin zgjedhjet brenda partisë në muajin shtator. Vendimi i Asamblesë Kombëtare një ditë më parë, përcakton qartë periudhat zgjedhore brenda partisë.

Zgjedhjet në organizatat socialiste do të mbahen nga data 10 shtator deri në 10 nëntor, ndërsa zgjedhja e delegatëve të kongresit sipas parimit një anëtar një votë do të mbahen në 21 nëntor.

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Si do behen analiza,kur nuk dihet koncepti i fjaleve ‘humbje’ dhe ‘fitore’?
    Strukturat e PS jane te SKLERORIZUARA komplet!
    Ne zgjedhjet e fundit PS nga 3 milion e 300 shqipetare me te drejte vote ka marre rreth 430 mije vota ose 12 perqind,12 perqind,12 perqind duhet te bjere termet ne QENDER jo ne fshatrat Shkoder ,Pogradec e Permet!?
    SKUTHI BLUSHI (I RIU),PAS 25 VJETESH QE KA ZEVENDESUAR TE JATIN NE SHPERBERJEN E VENDIT NUK FLET PER POPULLIN DHE ELEKTORATIN E AS PER PS QE KA LINDUR E VDEKUR POR FET PER RAMEN!??ÇMENDURI,FSHATI 25 VJET DIGJET AI KERKON KUSH DO JETE KRYEPLAKU …..

  • HUMBJA ME E MADHE ESHTE NE VLORE KU DEPUTET ESHTE RAMA PA PARTI KU ELEKTORATI KA ABANDONUAR PS QE KA PERDHUNUAR NANO PA LINDUR DHE I KANE HEQUR DHEMBET 25 VJET BLUSHAT.

  • Ne Shkoder duhet te riorganizohet PS-ja me njerez te pa konsumuar nga politika e lidhur me korrupsionin qe ndryshe flasin e ndryshe veprojne duke zhgenjyer shumicen e njerezve qe besuan te PS-ja , te kryeministri Rama , qe ishin me se te bindur per fitoren e Ketit per Shkodren .
    Ne krye te PS-se ne Shkoder duhen njerez te afte per te mbrojtur voten e qytetarve qe votojne PS-ne .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *