Zbardhet plagosja e 30-vjeçares te Don Bosko. Shkak, konfliktet e drogës

anazapta

Disa orë pas përplasjes me armë në lokalin ku mbeti e plagosur 30-­vjeçarja në “Don Bosko”, Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë 3 prej autorëve të dyshuar dhe një tjetër ndiqet në gjendje të lirë. Të arrestuarit janë pjesë e njërit grup që shkëmbeu zjarr në lokal, ndërsa personat e tjerë që iu përgjigjën me armë nuk janë identifikuar ende nga Policia, shkruan Panorama.

Hetimet e kryera nga ana e Policisë flasin për një konflikt për çështjen e territoreve të shpërndarjes së drogës mes dy grupeve që u përplasën me armë. Burime nga Policia e Tiranës thanë se gruaja ndodhej në mes të dy tavolinave ku nisi të qëllohej me armë, por fatmirësisht vetëm një plumb e goditi në gju.

Veç saj, është rrezikuar seriozisht edhe jeta e shumë personave të tjerë, që nuk ishin të përfshirë në sherrin mes dy grupeve, pasi brenda pak sekondash armët janë shkrepur 12 herë.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se të arrestuarit janë kushërinjtë Kreshnik e Rinald Budlla, përkatësisht 41 e 27 vjeç, dhe miku i tyre, Alfred Levani, 42 vjeç. Burimet thanë se vijon operacioni në terren për identifikimin dhe arrestimin e anëtarëve të grupit tjetër që qëlloi në lokal.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *