Një 76 vjeçare ka humbur jetën, një famije 7 vjeç ka mbetur i plagosur së bashku me një 30 vjeçare. Ky është bilanci i një aksidenti të ndodhur në Shkodër paraditen e kësaj të diele.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Bahcallëkut në dalje të qytetit të Shkodrës, ku automjeti me targa AA461GV u përplas me një tjetër mjet, me traga AA685AN për shkak të shpejtësisë tej normave.
Viktima e këtij aksidenti, H.M nga Shkodra, ishte një këmbësore që u ndodh në momentin e përplasjes dhe po ashtu edhe dy të plagosurit E.M 7 vjeç dhe E.B 30 vjeç, të afërm të saj.
Nga Spitali Rajonal i Shkodrës mësohet se të plagosurit e këtij aksidenti ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
